Vllaznia, “luftë” kompanive të basteve per ndeshjen me Trabzonspor

Dash Frashëri
Kompanitë më të mëdha të basteve në botë nuk e llogarisin kurrë një fitore të Vllaznisë me Trabzonsporin, teksa fitoren e kuqebluve (e konsideruar si një skuadër shumë modeste) e kanë vënë me një koeficient 10.02, përkundrejt 1.21 të shtëpiakëve të Trabzonsporit (koeficientët e betexplorer.com). Megjithatë, Vllaznia, skuadra shqiptare që u kualifikua me meritë në turin e parë të Kupës Intertoto, kur eliminoi kroatët e NK Zagreb falë golit të shënuar në fushën kundërshtare (1-2, 1-0) dhe dy golave të sulmuesit gjirokastrit Arlind Nora (nga një për cdo takim), do të synojë një rezultat pozitiv sot në orën 19:00 (ora 18:00 në Shqipëri) kur do të përballet me skuadrën e katërt më të fortë turke, Trabzonsporin, që hyri direkt në raundin e dytë së bashku me 13 skuadra të tjera për shkak të koeficientit më të lartë. Mision i vështirë "Nuk do të shkojmë në Trabzon për turizëm", është shprehur lojtari më i mirë i takimit Vllaznia-Nk Zagreb, portieri veteran Armir Grima, i cili porsa është rikuperuar (ende jo 100%) nga një dëmtim në shpatull. Vllaznia mbërriti në Trabzon pas një udhëtimi rraskapitës "ajror" me dy ndalesa, dhe po t'i shtosh kësaj edhe mosmarrjen në kohë të premios së premtuar nga presidenti Fushaj, për fitoren ndaj NK Zagreb dhe kualifikimin në turin e dytë të Intertotos, atëherë është e kuptueshme se lojtarët e trajnerit Josa ndodhen në një moment jo shumë të mirë psikologjik, për më tepër që do të ketë edhe mungesën e mbrojtësit më përvojë Rezart Dabulla (të pezulluar nga klubi). Tekniku tiranas është i vetëdijshëm se sfida me turqit është e ndryshme nga ajo me krotatët, dhe këtë e ka thënë shpesh në deklarimet e tij për media të ndryshme. Gjithsesi edhe pa këtë faktor të rënduar psikologjik, misioni "Trabzonspor" është një detyrë tejet e vështirë për formacionin shkodran, jo vetëm për klasin e ekipit turk dhe eksperiencën e madh ndërkombëtare (76 ndeshje; 29 fitore, 18 barazime, 29 humbje), por dhe se kundërshtari ynë ka arritur të mundë ekipe të mëdha si Interi, Barcelona, Liverpuli. Skuadra ka disa lojtarë të huaj suedezë, serbë, holandezë, brazilianë, guinezë, cka e bëjnë padyshim një skuadër të frikshme. Eksperienca të hidhura Kayserispor, ishte skuadra turke që eliminoi edicionin e kaluar Tiranën në raundin e dytë eliminator të Kupës UEFA, edhe pse formacioni i teknikut Ertugrul Sagllam, merrte pjesë për herë të parë edhe në Kupën UEFA. Kayserispor fitoi në "Selman Stërmasi" 2-0 dhe në Kayseri fitoi thellësisht 4-1. Edhe Vllaznia nga ana e saj ka një eksperiencë të hidhur turke, kur eliminua në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve nga Gallatasarji (2-0 dhe 4-1) në sezonin 2004-2002, por paraqitja e saj në kryeqytetin turk la përshtypje të mirë. Gjithsesi përvoja e Vllaznisë në Intertoto mund të konsiderohet nga optimistët me krahasimin "një gjysmë shishe plot", qysh kurse Vllaznia morri pjesë për herë të parë në Kupën Intertoto në vitin 2000. Nga dy kualifikimet për në turin e dytë (përfshirë edhe këtë me NK Zagrebin), shkodranët herën e parë u kualifikuan pas një vendimi të UEFA-s për fitoren në tavolinë me skuadrën izraelite Hapoel Bear Sheva, ndërkohë që kualifikimi i këtij viti me kroatët provokoi shumë dyshime (ende jo të zyrtarizuara) për rezultat të paravendosur nga lojtarët e NK Zagrebit. I vetmi eliminim në turin e parë është ai me qipriotët e Nea Salamis Ammochostos (1-4, 1-2). Ëndrra e Sinanit Edhe pse nuk ka shënuar asnjë gol nga 9 që ka shënuar Vlllaznia në ndeshjet ndërkombëtare të Kupës Intertoto (Bylykbashi 2, Salihi 2, Nora 2, Abilio 1), sulmuesi shkodran Vioresin Sinani, golashënuesi më i mirë i sezoneve 2003-2004 dhe 2006-2007 shpreson shumë se do ta shënojë një të tillë në Turqi. Bomberi shkodran është lojtari i vetëm te Vllaznia e sotme që ka pasur në të kaluarën një eksperiencë të shkurtër në futbollin turk kur luajtur për Kayserispor (korrik 2004–dhjetor 2004). Sulmuesi i fuqishëm, i cili luajti për disa minuta në takimin e dytë kundër NK Zagreb është rikuperuar plotësisht dhe pritet të jetë në majë të sulmit shkodran, i mbështetur nga dy gjysmësulmuesit e njohur Arlind Nora dhe Albert Kaci. Tetëmbëdhjetëshja e lojtarëve shkodranë, nga dhe do të dalë edhe formacioni i sotëm, përbëhet nga: Grima, Bishani, Osja, Lici, Teli, Kotrri, Sinani, Hoti, Simo, Lika, Kaci, Nora, Sukaj, Dalipi, Ahi, Arsen Beqiri, Tafili, Guri. Kompanitë e basteve Trabzonspor - Vllaznia Betexplorer: 1.21 5.18 10.02 Totosi: 1.17 5.50 10.50 Interë//eten: 1.25 4.50 8.00 Landbrokes: 1.25 5.00 8.00 Betoto: 1.20 5.00 10.00 Admiral: 1.15 5.20 10.00 Centerbet: 1.22 5.50 10.00 Gamebookers: 1.20 5.00 11.00 Internet1x2: 1.20 5.00 8.00 Eksperienca në Intertoto Trabzonspor Në Kupën Intertoto Trabzonspor ka zhvilluar vetëm katër ndeshje, të cilat i përkasin sezonit 1999-2000, ku eliminoi në turin e tretë italianët e Peruxhias(1-2, 3-0), ndërsa në gjysmëfinale u eliminua nga Hamburgu. Barazoi 2-2 në Trabzon me gjermanët dhe humbi në transfertë në Hamburg 4-1. Vllaznia VLLAZNIA është ekipi shqiptar që së bashku me Teutën kanë marrë pjesë në tri sezone të Kupës Intertoto. Skuadra shkodrane ka marrë pjesë në edicionet e viteve 2000 dhe 2004 dhe 2007. Është kualifikuar dy herë për në turin e dytë (2004 dhe 2007) dhe është elminuar në turin e parë (2000). Rezultatet në kampionat Trabzonspor Skuadra turke e mbylli kampionatin në vend të katërt (52 pikë, 34 ndeshje), pas tri ekipeve më të mëdha të Turqisë, Fenerbahces (kampione, 70 pikë), Beshiktashit (61) dhe Gallatasarijit (56). Trabzonspor është e vetmja skuadër me qendër jo në Stambolli që ka fituar gjashtë herë kampionati turk. Vllaznia Formacioni shkodran e mbylli sezonin në vendin e tretë me (63 pikë, 33 ndeshje) duke u renditur pas Tiranës (kampione, 72 pikë) dhe Teutës (67 pikë). Skuadra shkodrane e ka fituar 9 herë kampionatin (1945, 1946, 1972, 1974, 1978, 1983, 1992, 1998, 2001) si dhe është 5 herë fituese e Kupës. "Bilbila" holandezë Takimi i parë do të luhet në stadiumin "Hyseyin Avni Aker" në Trabzon, më 8 korrik (me orën lokale 19:00, me orën tonë 18:00). do të gjykohet nga arbitra holandezë. Kryesor është Bas Nijhuis, me ndihmës Nik Siebert dhe J.F. Hans Olde Olthof. Gjyqtari i katërt është turku Adil Sinem, ndërsa vëzhguesi i arbitrave i dërguar nga UEFA është irlandezo-veriori Alan Snodi. Edhe për ndeshjen e kthimit, atë që do të luhet në Shkodër (14 korrik, ora 20:00), janë caktuar gjyqtarët: irlandezi Alan Keli është kryesori, i ndihmuar nga Mark Dagllas dhe Damien Mekgreth. Trabzon, tersi U-16 Në qytetin turk të Trabzonit, aty ku dhe do të zhvillohet ndeshja Trabzonspor-Vllaznia ndodhen edhe 100 sportistë shqiptarë të cilët marrin pjesë në Lojërat e Para të Detit të Zi. Qyteti mikpritës turk i delegacioneve nga Shqipëria, Rusia, Azerbajxhani, Armenia, Rumania, Turqia, Greqia, Serbia, Ukraina, Gjeorgjia nuk solli aspak fat për përfaqësuesen e futbollit, Shqipëria U-16, që i humbi të dyja takimet në Grupin C me Turqinë (2-0) dhe po me këtë rezultat u mposht edhe nga Gjeorgjia, duke mos grumbulluar asnjë pikë nga dy takimet.