Kryesocialisti Edi Rama ne Presheve

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama po qëndron prej disa orësh në
Luginen e Preshevës, në jug të Serbisë. Kjo është vizita e tij e parë,
ku do të promovojë librin e tij "Kurbani" dhe me pas do te takoje
drejtuesit e shqiptareve te 3 komunave.
Vizita e kryesocialistit shqiptar ka nisur rreth orës 14:00, ndërsa shumë qytetarë të Luginës kanë dalë për të pritur Ramën. Banorët e zonës kanë pritur me interes këtë vizitë, pasi rrallë ndodh që një politikan shqiptar shkon të vizitojë Luginën e Preshevës.
Më vonë gjatë takimit, Rama është pyetur nga shqiptarët e Luginës për politikën në Shqipërinë dhe qasjen e vendit ndaj politikave të Luginës së Preshevës.
Siç raportohet, Rama ka theksuar se mes Serbisë dhe Shqipërisë, çështja e Luginës së Preshevës është një çështje që duhet të marrë një zgjidhje të drejtë, ndërsa sa i takon Kosovës ajo konsiderohet një çështje e mbyllur.