Kryesuesja e OSBE në Tiranë: Mbështesim integrimin e Shqipërisë!

Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë dhe njëherësh kryetarja e OSBE-së, Ann Linde deklaroi sot në Tiranë se vendimi për celjen e bisedimeve të anëtarësimit është hapi i duhur për Shqipërinë “Suedia mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë. Suedia mbështet reformat tuaja në rrugën drejt BE-së. Vendim i BE për të çelur negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë është një gur kilometrik për marrëdhëniet tona. Ne u inkurajojmë që të vijoni reformat”, u shpreh Ann Linde.
“Do doja të shprehja vlerësimin tim për qeverinë shqiptare, për bashkëpunimin e saj të shkëlqyer me prezencën e OSBE-së këtu. Inkurajoj Shqipërinë si vend pritës të vijojë dhe shfrytëzojë plotësisht ndihmën dhe ekspertizën e saj për të çuar përpara objektivat strategjike të vendit. Përmes prezencës, OSBE-ja do të vijojë të ofrojë një mbështetje të fortë në proceset e vendit, për reformat. Unë përtërij ofertën e OSBE-së për të dhënë asistencë dhe ekspertizë në këtë fushë dhe fusha të tjera përkatëse”, u shpreh Linde.