Yuri Kim: Institucionet e sigurta, të nevojshme për sundimin e ligjit dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi

E pranishme në aktivitetin e Institutit për vajzat dhe gratë në politikat e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare, ambasadorja amerikane në vendin tonë vlerësoi rolin e femrës me kontributet e tyre. Gjatë fjalës, ambasadorja vuri theksin në tre prioritet, demokracinë , mbrojtjen dhe biznesin.“Puna jonë në ambasadën amerikane fokusohet te tre prioritete: demokracia, mbrojtja e biznesi. Institucionet e sigurta janë të nevojshme për sundimin e ligjit, zbatimin e Reformës në Drejtësi, institucionet, biznesi”, u shpreh ambasadorja Kim.