Kryetari detyrohet të japë dorëheqjen
Londër - Për herë të parë pas 300 vjetësh, kryetari i dhomës së ulët të parlamentit britanik, është detyruar të japë dorëheqjen. Michael Martin ka njoftuar se do të largohet nga posti muajin e ardhshëm pasi u përball me kritika dhe pakënaqësi pas publikimit të informacionit tëshpenzimeve të tepruara që i kanë faturuar shtetit deputetët e parlamentit anglez.
Pavarësisht traditës britanike sipas së cilës deputetët nuk e kritikojnë kryetarin, një numër jo i pakët deputetësh e akuzuan z. Martin se ishte pengesë e reformimit të sistemit të shpenzimeve.
Ditën e djeshme, z. Martin kërkoi falje para parlamentit për rolin e tij në këtë krizë. Shumë deputetë mendojnë se ai duhet të marrë pjesën kryesore të fajit për sistemin e shpenzimeve të tepruara parlamentare, gjë që e ka indinjuar pa masë opinionin publik britanik.
Dorëheqja e tij tregoi seriozitetin e krizës së shpenzimeve të shfrenuara.
/start/BBC/