Nano: PS, humb zgjedhjet
Tiranë - “Opozita e sotme është e përçarë dhe e paaftë të konkurojë e të fitojë. Votuesit do jenë majtas por të pamundur për të krijuar mazhorancë qeverisëse. Gjasat janë që PS të mos fitojë”, ka qenë deklarata e Fatos Nanos mbrëmë në studion e emisionit Opinion. Nano evidenton edhe përçarjen e së majtës duke e cilësuar si fryt të politikës së Ramës. “Përçarja PS-LSI është më evidente në këtë fushatë dhe shqetësuese”, theksoi ai.
Nano e cilësoi gabim faktin që Edi Rama nuk ishte në listën e kandidimit duke deklaruar se “PS hyn në zgjedhje në mënyrë kaotike dhe e demotivuar.” Nano kritikoi modelin e qeverisjes bashkiake të Ramës si "korruptiv, klientelist dhe i pafrytshëm për të qeverisur Shqipërinë” si dhe akuzoi Ramën se lista e kandidatëve për deputetë ishte promotor interesash personale.
Nano u shpall i gatshëm të kontribuonte në bashkimin e së majtës, por gjithashtu e deklaroi veten jashtë këtyre zgjedhjeve dhe se do e vëzhgonte me interes këtë proces zgjedhor. “Nuk jam palë në këtë zgjedhje, pasi këto nuk janë zgjedhjet e mia”, tha ai.
“Më 29 qershor do fillojmë transformimin e së majtës”, tha Nano i cili e cilësoi si pak kreun e PS për veten. Në rast fitore të Ramës në zgjedhje, Nano deklaroi se do kontribuonte nga brenda, nga zemra e partisë.
Rolin e tij politik z. Nano e cilësoi si aktiv edhe për shumë vite të tjera. “Nuk dal në pension politik pa nxjerrë Berishën në pension”, ishte batuta e tij.