E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i KE-së Barroso viziton këtë javë Prishtinën

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhose Manuel Barroso do të vizitojë këtë javë Prishtinën.

Sipas RTK-së, gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë, Barroso do të takohet me presidenten Atifete Jahjaga dhe me kryeministrin Hashim Thaçi.

Është paralajmëruar që kreu i Komisionit Evropian të vë gurin themeltar për ndërtimin e Kuvendit Komunal të Graçanicës, për nevoja të administratës dhe këshilltarëve të dalë nga zgjedhjet lokale në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›