E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith:Kujdes me veriun e Kosovës

Zyra e Përfaqësuesist Civil Ndërkombëtare në Kosovë dhe shtetet anëtare të Grupit Drejtues Ndërkombëtare angazhohen për integritetetin territorial të Kosovës, ka thënë Piter Feith, lidhur me "sinjalet" e Beogradit për ndarjen e Kosovës.
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë Piter Feith konsideron se zgjidhja për veriun e Kosovës duhet të bazohet në tre parime: veriu duhet të mbetet në Kosovë, nuk guxon të ketë dhunë dhe në atë hapësirë nuk duhet të ekzistojë një konflikt i ngrirë.

"Konsiderojmë se në veriun e Kosovës fokusimi duhet të jetë te njerëzit që jetojnë atje. Janë të domosdoshme angazhimet e mëtejshme për t`u përmirësuar jeta e tyre me forcimin e sundimit të ligjit dhe me zbatimin e decentralizimit", është shprehur Feith për mediat serbe.
Sipas Feithit ndonëse pika të rëndësishme të planit gjithëpërfshirës për veriun e Kosovës janë zbatuar, ky plan sërish ka vënë në fokus të interesimit veriun e Kosovës, si "pjesë e vendit që duhet të mbajë hapin me progresisn e arritur në Serbi dhe në Kosovë drejt integrimeve evropiane".

Feith vizitën e shefit të ekipit negociator serb në Kosovë Borko Stefanoviç e ka vlerësuar si "zhvillim pozitiv i ngjrajeve" që i kontribuon mirëkuptimit dhe komunikimit mes Prishtinës dhe Beogradit, sepse sipas tij, qytetarët e Serbisë dhe të Kosovës duhet të njihen më mirë me njëri tjetrin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›