Kryetari i Këshillit Kombëtar të Sllovakisë, uron Spiropalin

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka marrë një urim nga kryeparlamentari sllovak në detyrë, Peter Žiga, me rastin e zgjedhjes, i cili e ka siguruar për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e reformave dhe integrimin në BE.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, bëhet e ditur se kryetari në detyrë i Këshillit Kombëtar të Sllovakisë, Peter Žiga, i ka dërguar një telegram urimi Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, me rastin e zgjedhjes.
“Më lejoni t’ju përgëzoj në emrin tim si dhe në emrin e Këshillit Kombëtar të Republikës së Sllovakisë, me rastin e zgjedhjes Suaj në detyrën e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Me këte rast, dëshiroj të vlerësoj marrëdhëniet reciproke miqësore midis Republikës së Sllovakisë dhe Republikës së Shqipërisë dhe bashkëpunimin në kuadrin e organizatave ndërkombëtare. Në të njejtën kohë, dëshiroj t’ju siguroj për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Sllovakisë për procesin e reformave dhe integrimin e vendit tuaj në Bashkimin Evropian. Këshilli Kombëtar i Republikës së Sllovakisë është i gatshëm të thellojë e intensifikojë bashkëpunimin dypalësh edhe në nivel parlamentar. Ju uroj Juve dhe qytetarëve të vendit tuaj prosperitet dhe shumë suksese në përballimin e sfidave aktuale. Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.”, thuhet në njoftimin për shtyp.
/rtsh.al/