E Martë, 3 Nëntor 2026

U çel Panairi i Librit në Ulqin, 50 botues pjesëmarrës nga rajoni

Prej të enjtes në Ulqin u hap edicioni i 23-të i Panairit të Librit, një ngjarje e rëndësishme kulturore që mbahet çdo vit në qytetin bregdetar.

Në këtë panair ku janë paraqitur rreth 50 botues nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja Hercegovina etj, do të ketë shumë aktivitete, takime me krijues të njohur, ndarje çmimesh etj. Ato synojnë promovimin e letërsisë dhe kulturës, si dhe nxitjen e leximit dhe shkëmbimit kulturor ndërmjet shkrimtarëve, botuesve dhe lexuesve.

“Ulqini është qyteti me tradita të pasura e kultura të ndryshme etnike e fetare, qyteti ku jetojnë në harmoni disa etni; shqiptarët, malazezët, serbët, boshnjakët e romët. Ndaj, rikthimi në Ulqin, në këtë ngjarje madhore për kulturën shqiptare, e cila prej vitesh është kthyer në një hapësirë të rëndësishme komunikimi për botuesit, autorët, lexuesit shqiptarë është gjithnjë një ndjesi e bukur”, thuhet nga QKLL.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›