Kryetari i Komunës së Bujanocit,letër falenderimi Metës
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi i ka dërguar një letër falenderimi Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta ku shpreh vlerësimin për vizitën e tij në Luginën e Preshevës. Kamberi duke e cilësuar vizitën e Metës në Luginën e Preshevës si histrorik theksoi se ajo është si një dritare e re bashkëpunimi me të gjithë shqiptarët në rajon.
"Me vizitën historike që i keni bërë Luginës së Preshevës dhe komunës së Bujanocit keni hapur një dritare të re të bashkëpunimit me komunitetin shqiptar në këtë rajon. Po ashtu ju jemi mirënjohës për vizitën që e organizuat për nxënësit më të mirë të Komunës së Bujanocit, të cilët patën rastin të qëndrojnë në mesin tuaj, të njihen me jetën dhe historinë e Shqipërisë, të shohin qytetet e të njohin lashtësinë e tyre, të shohin natyrën e bukur dhe plazhet e mrekullueshme të bregdetit shqiptar. E veçantë ishte mikpritja në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, vizioni, porosia për integrim rajonal në Bashkimin Europian, për kujdesin dhe premtimet që do të tregoni për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës" thuhet në letrën drejtuar Metës.
Gjithashtu z. Kamberi shprehu mirënjohjen për pritjen e ngrohtë që u organizua me rastin e vizitës së nxënësve më të dalluar të kësaj komune në Ministrinë e Punëve të Jashtme