E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i Kuvendit të Kososvës:EULEX të zbatojë ligjin

Jakup Krasniqi thirrje EULEX që të zbatjë ligjin dhe mos përdorë standarte të dyfishta. Në një intervistë dhënë për Radio Dukagjinin, Kryetari i Kuvendit të Kosovës është ndaluar tek rasti i Fatmir Limajt, ndërsa ka shprehur dyshimet e tij lidhur me këtë çështje.

“Për mua është mënyra e dyshimtë , mua nuk më intereson nga vijnë, mua më intereson që EULEX-i të vendosë standarde në ndjekje, dhe të mos përfillen standardet dhe ligjet. Ka kaluar 2 vite prej asaj ndërhyrjeje dhe nuk ka pasur materiale për t`u ngritur një akt-akuzë, pasi ai process është mbyllur me 23 prill, dhe prokuroria duhej të kishte ngritur një akuzë ose të tërhiqej nga çështja, nuk e kanë bërë asnjërën e as tjetrën dhe po kosntatohet se këtu kemi shkelje”, ka thënë Krasniqi.

Ish-ministri i Transportit, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, ditë më parë është thirrur sërish në Prokurorinë speciale të EULEX-it. Kjo thirrje është bërë për nënshkrimin e procesverbalit të seancës dëgjimore të datës 20 mars të këtij viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›