Vrasja e Tahiraj, Rama: Alarm buçitës për epërsinë e krimit mbi shtetin

Kryesocialisti Edi Rama ka dënuar aktin makabër të ekzekutimit të Kryekomisarit të Shijakut Adem Tahiraj, ndërsa u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të tij për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Në një reagim të tij në rrjetin social Twitter Rama ka theksuar se ky është një alarm bucitës per epersine qe ka marre krimi mbi shtetin dhe pasigurine e kudondodhur ne gjithe territorin e vendit.
“Vrasja Adem Tahirit alarm bucites per epersine qe ka marre krimi mbi shtetin dhe pasigurine e kudondodhur ne gjithe territorin e vendit. Adem Tahirin e kam njohur dhe ishte nje djale nga ata qe i quajme "zotni"! Ngushellimet me te ndjera per familjen e miqte ne Tropoje e kudo . Dua te ngushelloj e inkurajoj sot cdo komisar e polic te ndershem ne perballjen me krimin megjithe kushtet e patolerueshme te punes se vet. Dhe dua te garantoj cdo qytetar se do t`i japim ketij vendi sigurine e munguar dhe uniformes blu autoritetin e plote te ligjit ne territor” shkruan Rama.
Shefi i komisariatit të Shijakut Adem Tahiri 49 vjec, babai i dy fëmijëve, u ekzetua mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00 në fshatin Rrushkull të Komunës Sukth.