E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot në Kosovë

PRISHTINË, 25 nëntor/ATSH/ Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot do të qëndrojë në Kosovë ku do të zhvilloj disa takime.

Sipas agjendës së lëshuar nga institucionet e Kosovës, Gashi sot në orën 09:25 do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Sipas njoftimit mediat mund të marrin pamje nga pritja ceremoniale dhe fillimi i takimit. Ndërsa në ora 13:30 edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pret në takim Gashin.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›