E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari i LSI: Largohem nga oborri i Metes

Largohet nga posti i kreut te LSI, ne Uren Vajgurore, Syrja Ormenaj. Duke qene dhe kreu i bashkise se ketij qyteti, ai ka deklaruar se po largohet nga nje politike e vjeter dhe i bashkohet PS per t'i sherbyer me mire qytetareve. Me nje veprim te papritur, dorezon teseren e partise Levizja Socialiste per Integrim, kreu i kesaj force politike ne Uren Vajgurore, Syrja Ormenaj, i cili ishte njekohesisht edhe drejtuesi bashkiak i Ures Vajgurore. Ormenaj ka deklaruar dje per mediat, se arsyeja e largimit nga Levizja Socialiste per Integrim, ka si shkak bashkimin e kesaj force politike, me ish ministra te korruptuar te qeverisjes se kaluar socialiste. "Prej me shume se nje viti LSI eshte kthyer ne oborrin personal te Ilir Metes. Levizja po afron cdo dite e me shume politikane te se shkuares, duke e bere LSI-ne, nga nje force e re, ne nje force te politikes se vjeter", ka thene Ormenaj. Duke e cilesuar politiken aktuale te LSI nje politike te vjeter, Ormenaj ka argumentuar se i bashkohet Partise Socialiste, per t'i sherbyer nje force politike qe nuk i perket te shkuares.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›