E Shtunë, 31 Tetor 2026

Despoti i shantazhuar

Nga Artan Mustafa

Botuesi i gazetes lokale te qytetit te vogel Kars, ne kendin me te larget te Turqise, e befason poetin Ka, kur ne nje moment i thote se meqe kliente te gazetes se tij jane vetem agjencite qeveritare, atehere ajo shkruan ashtu sic i pelqen Qeverise, qofte edhe me kushtin qe te jape versione te genjyera te ngjarjeve.

Kjo eshte nje pjesez ne romanin "Bore", ndoshta nje nder shpjegimet me te thella te trancizionit politik turk, te nobelistit Orhan Pamuk.

Me siguri nje pershkrim i rende per ta aplikuar komplet ne rastin e skenes tone, por nje shumice e mediave i kane kontribuar me teper sunduesve sesa qytetareve, stagnimit sesa zhvillimit. Kemi arritur ne nje shkalle ku roli i shoqerise civile eshte gati i pakredibilitet.

Si transmetues, Radio-Televizioni i Kosoves mban flamurin e ketij vrapimi deshtues nen instruksionet e pakompromis te Drejtorit te Pergjithshem, Agim Zatriqi. Pikesepari, jam i sigurt se Zatriqi, nese eventualisht merr mundin te hape kete faqe te gazetes, do t'u thote te gjithe bashkefolesve te tij eventuale se edhe ky eshte nje prej atyre shkrimeve te sponsoruara ne fushaten kunder tij. Mendja mund te jete brilante ne kerkimin e rrugeve te paqes me vetveten...

Te shkojme me rend.

A thua se Sejdiu, Thaci dhe Haradinaj, me nje fjale - sunduesit, jane qellimi final i mediave? Si Drejtor i Pergjithshem i Radio-Televizionit te Kosoves, Agim Zatriqi eshte dashur te jete njeri per t'ia pasur friken cdo politikan, nje personalitet me ndikim gati sa Kryeministri. Perkundrazi, rralle e kam pare te shfaqet ne debate publike dhe t'i kontribuoje diskursit tone. Shume me shpesh duke perqafuar me pasion politikane.

Zatriqi eshte nje njeri i fuqishem, por pa guxim. Me potencialin qe ka RTK-ja, me afer 700 punetore, perfshire ata jo te rregullt, ka mundur te shnderrohet ne nje motor te transformimit te shoqerise drejt nje demokracie te vendosur.

Eshte e mire e pamohueshme qe ka evituar serialet latino-amerikane. Por, cka pastaj? Eshte nje televizion qe sot identifikohet ne fushen e debatit vetem me "Jeta ne Kosove", qe s'eshte prodhim i veti. Ylli me i famshem i brendshem i kohes se fundit eshte Milaim Zeka, me ato debatet e modelit te Cimes dhe Lecit, qe ta fyejne inteligjencen.

Nje televizion ku me shtrenjte paguhen minutazhet e drejtperdrejta te atyre politikaneve qe vizitojne ndonje kryeqytet te botes dhe hyn direkt ne lajme, sesa ndonje hulumtim korrupsioni apo krimi te organizuar. Ku, ne fakt, gazetaret me vetiniciative me teper hall e kane censuren.

I emeruar qe ne vitin 2001 ne kete post, tash me gati dy vjet mandat te skaduar, Agim Zatriqi ka zgjedhur rrugen me te lehte per kete kulture politike te dominuar nga gjuha e forces. Ai ka perqafuar shantazhimin. Per te ruajtur postin dhe eventualisht perfitimet personale, Zatriqi i ka bere mire te gjitha pushteteve ne dem te qytetareve. Per te qene edhe me i sigurt, eshte kujdesur qe bamiresia e tij te jete sa me e balancuar, ashtu qe duart e tij ne RTK te behen pothuajse te hekurta. Kush ka qene mikprites me i mire per administratoret e huaj sesa Drejtori i Pergjithshem i RTK-se? Njeriu qe duke mbajtur ne dore armen me te forte mediale, ka garantuar ujera te qeta per ta, ne vend te ballafaqimit me sfidat e perditshme qe nxisin kokedhimbje ne Kosove. Zatriqi e ka lejuar veten te shantazhohet prej pushtetit, duke mos insistuar ne rregullimin e statusit te RTK-se. Edhe sot Qeveria vazhdon t'ia shtyje muaj pas muaji marreveshjen me KEK-un per mbledhjen e takses prej 3.5 eurosh, nderkohe qe nuk ekziston ligj ne Parlamentin e Kosoves.

Agim Zatriqi eshte Drejtori i Pergjithshem i nje mediumi qe ka lejuar me daten 14 qershor 2008 Kadri Veselin, Shefin e te ashtuquajturit "Sherbimi Informativ te Kosoves", te drejtohet me "fjalim popullit". Mund te kene bere gjera shume te cmueshme per clirimin dhe konsolidimin e ketij vendi, por pikerisht organizata sikur SHIK'u dhe simotrat e kane bere Kosoven te duket si nje shoqeri primitive e cila udhehiqet jo prej burokracive, por ne modelin klanor sikur ne filmin "Godfather".

RTK e transmetoi fjalimin, gazetaret nuk kishin asnje mundesi te shtronin pyetje shtese dhe gjithe ai rrefim mbeti pjese e historise vetem sipas njeres ane te medaljes.

Ky Drejtor i Pergjithshem, ne nje nate te bukur pranvere, po sa Qeveria e Kosoves e Hashim Thacit i mbushi 100 dite, e lejoji transmetimin e drejtperdrejt te mbledhjes ne terminin me te mire, pas lajmeve qendrore. A nuk eshte pergjegjesi e mediave perzgjedhja e informacionit dhe interpretimi i tyre per shikuesit? Drejtori i Pergjithshem i cili do te duhej normalisht t'i pergjigjej Bordit te RTK'se, po ashtu me mandat te skaduar gati qe dy vjet, ne fakt e kontrollon kete trup. Nese do te kishte qene i interesuar, me dy-tre raporte te forta ne televizion, do ta kishte bere Parlamentin qe ta marre kete ceshtje me shume me teper seriozitet.

Duke zgjedhur te jete i shantazhuari i pushteteve, Agim Zatriqi kishte fuqine e duhur per te cuar perpara kauzen e tij personale. Vetem nje shembull. Ne raportin e fundit te Auditorit te Pergjithshem, qe eshte publik ne faqen e RTK-se, "CMB Productions & Marketing" eshte agjent i kontraktuar per realizimin e te hyrave nga shitja e hapesires reklamuese. Per vitin 2007, prej 1,526, 514.74 eurosh 1,519,620.10 ishin realizuar nga CMB-ja, e cila per sherbimet e saj ishte paguar 168,933 euro. Ajo eshte nje agjent i patejkalueshem per RTK-ne, per gati shtate vjet. Nuk eshte ky nje objekt dyshimi? Per keto arsye, i shoh me simpati perpjekjet e Sindikates se Punetoreve te RTK-se te kohes se fundit, qe po behet shembull per organizimet sindikale kosovare.

Agim Zatriqi ka qene nje despot ne funksionimin e brendshem te RTK-se. Kur te shkoje, gje qe e ka paralajmeruar per shkak se "kjo skene mediale nuk e meriton ate", do te le nje trashegimi te jashtezakonshme te mediave te varfra dhe shpesh te korruptuara, perballe pushtetit dhe strukturave qe flasin me gjuhen e forces. Me se keqi, ai do ta le RTK-ne, transmetuesin publik, nen kercenimin e deshtimit, pa koncept te qarte zhvillimor, me pamje te kooperative te kohes se komunizmit per nga organizimi dhe me kredibilitet te rrenuar ne nje treg qe po hapet. Zatriqi eshte vetem nje shembull ne skenen mediale. Gjithsesi, shija me e hidhur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›