Kryetari i PD, Basha: Do ta shfuqizoj ligjin “Për Arsimin e Lartë”

Gjatë një takimi me pedagogë, kryetari i PD, Lulzim Basha, ka premtuar se kur të vijë në pushtet, hapi i parë që do të ndërmarrë për arsimin është anulimi dhe zëvendësimi i ligjit aktual për “Arsimin e Lartë”. Zoti Basha deklaroi se brenda 2 viteve të para do e çojë sistemin arsimor në të njëjtin nivel me atë të vendeve të rajonit.
“Një nga hapat e parë është zëvendësimi i ligjit aktual me një ligj bashkëkohor të arsimit. E dyta që dua të theksoj është se asnjë politikë, program nuk ka efektivitet nëse nuk ka një investim apo financim. Kjo është arsyeja pse me anulimin e ligjit për “Arsimin e Lartë”, ne do të destinojmë mjete të mjaftueshme që brenda dy viteve të para, sistemi ynë të jetë në të njëjtin nivel me vendet e rajonit” – tha Basha. /rtsh.al