E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari i grevës së të përndjekurve, Skënder Tufa, i dënuar për prostitucion

12-10-2012 / Gazeta 55

Skënder Tufa, kryetar i Shoqatës që ka organizuar grevën, firmëtar i një peticioni “pro” 21 janarit dhe ithtar i aksioneve për djegie publike, ka qenë i dënuar vite me radhë, si organizator dhe shfrytëzues i një rrjeti prostitucioni. Më 23 qershor 2005, Gjykata e Faktit e Tiranës e ka dënuar Tufën me 7 vjet burg, vendim që është konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit, disa muaj më vonë.
I plotë arsyetimi si Tufa kishte organizuar rrjetin e prostitucionit, në lokalin që kishte në posedim në kodrat e Liqenit Artificial

2005 - Vendimi i gjykatës - Skënder Tufa u dënua për shfrytëzim prostitucioni/Gjykata e Tiranës, me vendimin nr.715, datë 23.6.2005  ka vendosur të dënojë shtetasit Skënder Bedri Tufa, së bashku me një shtetas tjetër, me 7 vjet burgim për kryerjen e veprës penale të shfrytëzimit të prostitucionit të kryer në bashkëpunim të mbetur në tentative dhe bazuar në nenin 114/a paragrafi 6 dhe 23 të Kodit Penal dënimin e tij me 7 vjet burgim. Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit në Tiranë më 23.1.2006.
Skënder Tufa ishte arrestuar më 4.6.2004 në Tiranë dhe çështja i ishte referuar organit të prokurorisë. Ai ishte pronar i një lokali në kodrat e liqenit në Tiranë. Ky lokal ishte si pasojë e jetës së keqe që ai bënte në vitet e tranzicionit në Shqipëri. Pasi strukturat policore kanë marrë informacionin në këtë lokal ushtrohej kurvëria, thënë ndryshe prostitucioni me pagesë në favor të personit që kishte lokalin, kanë marrë masat për të dokumentuar veprimtarinë në fjalë. Skënder Tufa kishte ndërtuar një tunel të vogël afër lokalit të tij. Këtu ishte “shtëpia e kuqe”, aty ku bëhej qejfi. Sekseri i paraqitur si kamerier ofronte klientët, ndërsa moralisti Skënder Tufa lidhte “kontratën” e pagesës. Më pas klienti shkonte në tunelin e kuq ku fillonte dëfrimi me mjete rrethanore. Moralisti i madh Skënder që i tregon sot gjithë dynjasë çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë, natyrisht e dinte fare mirë se kjo vepër penale ndalohej dhe dënohej me dispozitat e Kodit Penal. Megjithatë, aq i bënte Skënder Tufës. Me besimin se ishte dënuar njëherë dhe nuk mund të dënohej prapë Tufa i ka hyrë shkeljes ligjore me dëshirë të madhe. Tani me siguri do të thotë se ia kanë futur se nuk ka ka qenë kështu. Nuk ekzistojnë femrat që prostituonin, nuk ekziston tuneli i qejfit, nuk ekzistojnë prezervativët e aty, etj.

***

Pjesë nga vendimi për dënimin e Skënder Tufës dhe bashkëpunëtorëve të tij

Se organi i Prokurorise prane Gjykates se shkalles se pare Tirane ka paraqitur kërkesën per gjykimin e te pandehurve Skender Tufa dhe Gentian Xh. duke i akuzuar se kane kryer vepren penale te shfrytëzimit të prostitucionit te kryer ne bashkëpunim parashikuar nga neni 114/a pg.6 i Kodit penal dhe te pandehurat Rudina H. dhe Engjellushe T. duke i akuzuar se kane kryer veprën penale te ushtrimit te prostitucionit parashikuar nga neni 113 i këtij kodi. Nga hetimi gjyqësor rezultoi e provuar se:
I pandehuri Skënder Tufa ka ne pronësi një lokal, i cili ndodhet ne Kodrat e Liqenit artificial te qytetit te Tiranes, ne afërsi te vendit te quajtur “Lapidari”. Strukturat e Policisë se Shtetit kishin informacion te grumbulluar ne rruge operative se ne këtë lokal ushtrohej prostitucion. Për këtë qellim, me date 04.06.2004 agjentet e policisë kriminale A.C. dhe H.Ç. kane shkuar ne ambientet e këtij lokali duke u prezantuar si klientë. Pasi ata janë ulur në një nga tavolinat jashtë lokalit, atyre i është afruar i pandehuri Gentian Xh., i cili i ka dhenë përshtypjen se ishte kamerieri. Dy dëshmitaret kane porositur nga një birre dhe janë interesuar për dy vajza qe ndodheshin te ulura ne tavolinat jashtë lokalit, te cilat me vone janë identifikuar si e pandehura Rudina Hë dhe shtetasja Elvana I. I pandehuri Gentian Xh. i ka thënë se nëse duan te kryejnë marrëdhënie me ndonjë nga ato femrat mund ta kryenin ne bodrumin qe ndodhej disa metra afër lokalit, ndërsa për çmimin duhet ta vendosnin me pronarin e lokalit, te pandehurin Skënder Tufa.
Dëshmitaret A.C. dhe H.Ç., për vete natyrën e punës si agjent te policisë kriminale, nuk kane bere pagesën dhe as nuk kane kryer marrëdhënies seksuale, por janë ngritur nga tavolina dhe kane lajmëruar edhe forcat e policisë. Në këtë moment është bërë edhe ndalimi i te pandehurve Skënder Tufa, Gentian Xh. dhe Rudina H., ndërsa e pandehura Engjellushe T. ndodhej ne brendësi te tunelit, e shtrire ne një divan. Shtetësja Elvana I. është larguar me vrap duke e kuptuar se klientët ishin punonjës policie dhe pasi është ndjekur është ndaluar ne afërsi te Presidencës nga dëshmitari H.Ç.
Gjate këqyrjes se vendit te ngjarjes, veç te tjerave, brenda tunelit janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale edhe të brendshme femrash dhe prezervativë të përdorur dhe te papërdorur.
Gjykata i konsideron te besueshme dëshmitë e dëshmitareve A.C. dhe H.Ç. jo vetëm pse ato janë dy agjente policie, por sepse ato janë te natyrshme, me rrjedhe logjike, nuk kane kontradikta midis tyre dhe ajo qe është me kryesorja përputhen edhe me provat e tjera te shqyrtuara gjate procesit gjyqësor. Kështu, te dy dëshmitarët kane pasqyruar pothuajse te njëjtat rrethana ne procesverbalin e kapjes ne flagrance date 04.06.2004. Procesverbali i këqyrjes se vendit te ngjarjes, tabela fotografike dhe procesverbali i marrjes se provave materiale dëshmon po ashtu si dëshmitaret për vendin ku ndodhej tuneli ne lidhje me lokalin si edhe ku gjendeshin te pandehurit dhe te pandehurat. Gjetja e prezervativëve dhe e një divani ne brendësi te tunelit tregon se ky tunel përdorej edhe si vend për kryerjen e marrëdhënieve seksuale.
Lidhjen e te pandehurve midis tyre dhe veprimtarinë e paligjshme e provon edhe përgjimi ambiental i zbardhur ne procesverbalin e datës 5.6.2004. Që në kërkesat paraprake avokatet e te pandehurve kane kërkuar qe ky procesverbal dhe veprimet e përgjimit ambiental te konsiderohen te pavlefshme. Kjo kërkese e mbrojtjes është e pabazuar ne ligj dhe si e tille nuk duhet marre parasysh. Pergjimi i kryer ne ambientet e Drejtorisë se Policisë së Qarkut Tirane është kryer brenda kufijve te parashikuar nga neni 221 i K.Pr.Penale. Qe me date 4.6.2004 te pandehurit Skender Tufa i është komunikuar akuza e mbajtjes se lokaleve me qellim prostitucioni e parashikuar nga neni 115 i Kodit penal, ndërsa te pandehurit Gentian Xh. akuza e shfrytëzimit te prostitucionit parashikuar nga neni 114/a i Kodit Penal. Te dy keto krime parashikojnë një dënim ne maksimum jo me pak se shtate vjet, ashtu siç parashikohen ne nenin 221 te K.Pr.Penale.
Por edhe sikur te mos ishte kjo rrethane, te pandehurit nuk legjitimohen te ngrene nje pretendim te tille ne kete moment procedural. Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.18 akti date 06.06.2004 ka vleresuar si te ligjshem pergjimin e komunikimeve midis shtetasve Skender Tufa, Gentian Xh., Engjellushe T. dhe Rudina H.. Sipas nenit 222/a te K.Pr.Penale “ Kunder vendimit qe pranon përgjimin mund te behet ankim brenda 10 diteve nga i interesuari qe ka ardhur ne dijeni te përgjimit, per shkelje te kritereve te parashikuara ne nenin 221. Ankimi shqyrtohet nga Gjykata e Apelit ose nga Prokurori i përgjithshëm…”.
Sipas ketyre komunikimeve del e qarte se te gjithe te pandehurit njihen prej kohesh me njeri tjetrin. Ata jane munduar qe te bien dakort qe te mos tregojne per veprimtarine e tyre, pasi ne te kundërt do te futen ne burg. Sidomos te pandehurit Gentian dhe Skënder i kane kërkuar me këmbëngulje te pandehurave Rudina dhe Engjellushe qe te mohojnë njohjen me ta dhe kane diskutuar te shqetësuar per ate qe mund te këtë treguar jo vetëm secili prej tyre, por edhe shtetesja Elvana Ilia. Ne te gjithë dialogët qe te pandehurit kane kryer me njeri tjetrin është evident fakti se veprimtaria e tyre ka qene e paligjshëm dhe nuk i duhet bere prezent organeve te rendit publik.
Te pandehurit e kane mohuar vazhdimisht akuzen. I pandehuri Gentian ka pretenduar se ishte i punësuar nga i pandehuri Skender Tufa si roje dhe tregtonte pije dhe akullore ne afërsi te lokalit. Te dy keta te pandehur dhe te pandehurat Rudina dhe Engjëllushe kane mohur te kene njohje me njeri tjerin. Ky pretendim është krejtësisht i pabazuar po te kemi parasysh vendin ku jane kapur te pandehurit, afërsinë e tunelit me lokalin e te pandehurit Skender, deshmite e dëshmitareve H.Ç. dhe A.C. dhe sidomos komunikimin e te pandehurve ne ambientet e Policise te analizuara me lart. Po keshtu krejt alogjik dhe i pabesueshëm eshte shpjegimi i te pandehurave Rudina dhe Engjellushe per aresyen e gjetjes se tyre ne vendngjarje ne momentin e ndalimit si edhe per mënyrën e jetesës se tyre.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›