Kryetari i ri i PD, sot mësohet emri i pasuesit të Berishës. Pollo uron Bashën
Partia Demokratike do mësoje sot emrin e kryetarit të ri. Procesi e votimit për dy kandidatët përfundoi mbrëmë në orën 19:00 të mbrëmjes dhe më pas kutitë e votimit nga i gjithë vendi u mblodhën në Tiranë në Pallatin e Kongreseve.
Procesi i votimit u shoqërua me disa probleme, kryesisht me mungesa në lista të anëtarëve të partisë që mbetën pa votuar. Ndërsa kryetari i dorëhequr Berisha por edhe kandidati Lulzim Basha folën për një proces historik, kandidati tjetër në garë Sokol Olldashi hodhi hije dyshimi, ndërsa ngriti shqetësimin e listave, fletëve të votimit me numër serie si dhe la të kuptohej se në garë ai nuk kishte patur rival vetëm Bashën.
Që në orët e para të votimit në Partinë Demokratike në shumë qytete u shfaq problemi i listave të anëtarëve, ku ishin të shumtë ata që u ankuan për faktin se nuk gjenin emrin. Një pjesë ishin anëtarë të vjetër që deklaruan se ishin në radhët e kësaj partie që në momentet e themelimit, të tjerë ishin të rinjë që ishin përfshirë edhe një vit më parë.
Pollo uron Bashën për fitoren

Ndërkohë ende pa dalë rezultati zyrtar i zgjedhjeve për kreun e ri të Partisë Demokratike, ministri i inovacionit Genc Pollo ka uruar përmes Facebook andidatin Lulzim Basha për fitoren.
Urime Lul Bashës, kryetar i porsazgjedhur i Partisë Demokratike. Fat të mbarë e sukses të shpejtë ka shkrua Pollo në profilin e tij.