E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbin, tentuan të grabisin një banesë, arrestohen 4 të rinj

Katër të rinj janë arrestuar nga policia e Kurbinit pasi akuzohen se kanë tentuar të grabisin një banesë.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Pjetër Lleshi 18 vjeç, Klinsman Preçi 19 vjeç, Besmir dhe Rivelino Veseli, përkatësisht 24 dhe 22 vjeç.

Sipas policisë, 4 të rinjtë me maska dhe armë tentuan të grabisin banesën e një shtetasit me inicialet XH.S në Milot por janë përleshur me këtë të fundit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e 4 grabitësve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›