E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kryetarja e KLGJ: Kemi depozituar nismat për uljen e stokut, por Kuvendi s’i ka marrë parasysh

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ka kërkuar më shumë angazhim nga ana e Kuvendit për nismat e depozituara nga institucioni i saj që do të çonin në uljen e stokut me të cilat përballet KLGJ.

Taksa ka vlerësuar marrëdhëniet e mira mes KLGJ dhe kuvendit në gjithë këto vite, Llagami tha se nismat kanë 6 muaj që janë depozituar dhe se ato kanë ardhur si rezultat i një analize të gjerë se si do të ndërhyhet në ligj dhe përfitimet që do të sjellin më pas.

“KLGJ ka depozituar disa nisma që kanë të bëjnë me beklogun dhe këto nisma kanë mbi 6 muaj që janë pranë Kuvendit, i kemi raportuar dhe vazhdojmë që i raportojmë. Janë bërë me grupin e punës me strategji për uljen e beklogut dhe deri më tani nuk kemi asnjë feedback nga Kuvendi mbi ecurinë pavarësisht urgjencës dhe njevojshmërisë që kemi deklaruar ne për këto nisma. Ne si KLGJ, unë jam edhe për pak ditë kryetarja e KLGJ, por kjo nuk më bënë që të mos i jem zëri i sistemit në këtë forum. Ne jemi të hapur për të filluar punë intensivisht sepse ato që ne kemi propozuar i kemi depozituar janë gjëra konkrete dhe kush do të jetë impakti. Nuk janë nisma që janë bërë për ndryshime, por janë nisma që kanë një raport analizë se si do të ndërhyjmë në këto ligje”, u shpreh Llagami.

Gjatë takimit të Kryetares së Kuvendit me institucionet e pavarura Llagami u shpreh se këto nisma kanë ardhur dhe si rezultat i rekomandimeve të BE.

“Unë them që të vihet sa më shpejtë në lëvizje për këto nisma, pasi janë rekomandime nga BE. Nëse ne nuk bashkëpunojmë për të realizuar këtë, institucionet nuk mund të punojnë më si “ishull” më vete. KLGJ nuk ka ca bënë më në kompetencat e saj nëse nuk mbështetet nga Kuvendi. Marrëdhënia me Kuvendin është përmirësuar shumë dhe kemi pasur shumë mbështetje, por ne kërkojmë më shumë dhe kjo është një nga prioritete që kemi”, tha Llagami.

/rtsh.al/  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›