E Hënë, 2 Nëntor 2026

Presidenti Begaj mikpret përfaqësues të MUSIAD Albania: Turqia, vend mik dhe aleat i Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur në një takim përfaqësues të “MUSIAD Albania”, organizatë e sipërmarrësve të pavarur turq dhe shqiptarë në Shqipëri.

Gjatë takimit, Presidenti i Republikës theksoi se Turqia është një vend mik e aleat, si edhe partner mjaft i rëndësishëm ekonomik i Shqipërisë në fushën e investimeve dhe tregtisë.

President Begaj përgëzoi sipërmarrësit për hapjen e degës së MÜSİAD në Tiranë, duke e vlerësuar atë si një shtysë për rritjen e tregtisë dhe investimeve të drejtpërdrejta në ekonominë shqiptare dhe si një nismë nga e cila përfitojnë edhe bizneset shqiptare që synojnë të investojnë në Turqi.

Kreu i Shtetit inkurajoi përfaqësuesit e “MÜSİAD Albania” të thellojnë bashkëpunimin për tërheqjen e investitorëve të huaj në Shqipëri, që po bëhet gjithnjë e më shumë tërheqëse për investimet vendase e të huaja.

Forcimi i bashkëpunimit të investitorëve, – vlerësoi Presidenti i Republikës, sjell zhvillim të mëtejshëm e të qëndrueshëm, gjë që ndikon pozitivisht në cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›