E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli viziton shtëpinë e Heroit të Demokracisë.

 

Topalli : Azem Hajdari politikan me aksion dhe intuitë politike.
 
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli vizitoi sot shtëpinë e Heroit të Demokracisë Azem Hajdari. Ajo zhvilloi një bisedë miqësore me bashkëshorten e të ndjerit Hajdari, Fatmira Hajdari, fëmijët dhe të afërmit e tjerë të familjes.
Azem Hajdari ishte një politikan me aksion dhe intuitë të fortë politike , cilësi të rralla në kohërat e sotme. Edhe pse ai jetoi në ditë sfidash mundi të përballojë me kurajo dhe besim, do ngjarje të asaj kohe.-tha Kryetarja e Kuvendit.
Në kujtimet  mbi karrierën politike të Azemit, familjarët e tij  së bashku më Kryetaren  Topalli, përmedën ndër të tjera, idetë e tij novatore në politikë dhe vullnetin e një politikani të palodhur për më shumë liri e demokraci.
 
 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›