E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit në zonat e përmbytura në Livade.

 
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte sot edhe në zonat e përmbytura në Livade, ku, në bashkëpunim me forcat e ushtrisë dhe policisë, vijoi shpërndarja e ushqimeve, ujit dhe medikamenteve.

 
Kryetarja e Kuvendit u bëri apel edhe banorëve të kësaj zone, të largojnë së pari fëmijët, gratë e të sëmurët.
 
Ne, deputetët, shtabi i emergjencës, ushtria dhe policia, tha ajo, jemi të gjithë këtu për tju gjendur pranë e për tju dhënë ujë e ushqime dhe po ashtu do të dëmshpërblejmë të gjitha dëmet e shkaktuara nga përmytja.
 

Banorët e Livades falënderuan Qeverinë, deputetët, pushtetin lokal e shtabin e emergjencës që gjatë gjithë këtyre ditëve kanë shpërdarë  ujë, medikamente e ushqime jo vetëm për familjet por edhe për gjënë e gjallë.
 
Në takimet me banorët Kryetarja e Kuvendit garantoi marrjen e të gjitha masave me përgjegjësi maksimale për kapërcimin e situatës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›