Kryetarja e Kuvendit në drekën me banorët e shpërngulur nga zonat e përmbytura.
Pas ndjekjes nga afër të situatës në zonat e përmbytura, Kryetarja e Kuvendit ishte sot në drekë me banorët e shpërngulur nga këto zona, të mbledhur në turizmin Rozafa të qytetit të Shkodrës.
Ajo i falënderoi ata për bashkëpunimin në evakuimin e familjeve të tyre të rrezikuara nga përmytjet dhe u garantoi atyre angazhimin maksimal për akomodimin sa më të mirë të çdo banori të shpërngulur.
Banorët e akomoduar në hotel Rozafa, me gratë e fëmijët e tyre, biseduan me Kryetaren e Kuvendit për situatën më të fundit dhe masat për përballimin e saj, ndërsa falënderuan për ofrimin e mjediseve të turizmit por edhe të mjediseve të tjera për të gjithë banorët e zonave të përmbytura.