E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit shtron Iftar për përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe Trupit Diplomatik në Shqipëri.

  Kryetarja e Kuvendit ftoi sot në një darkë Iftari, drejtues të komuniteteve fetare mysliman, besimtarë, ambasadorë,  përfaqësues të Trupit Diplomat  dhe personalitete të ndryshme të vendit. Të pranishëm ishin dhe përfaqësues të besimeve të tjera si ai katolik e ortodoks.   Kryetarja e Kuvendit falenderoi të ftuarit dhe u uroi atyre agjerim të lehtë në Muajin e Ramazanit dhe pranim të kësaj sakrifice sublime.  Zoti na priftë mbarë të gjithëve, familjeve tona vendit dhe kombit tonë- u  shpreh Kryetarja e Kuvendit, në çelje të Iftarit.   Përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman dhe të besimeve të tjera uruan Kryetaren e Kuvendit dhe gjithë shqiptarët, që ky Muaj të sjellë mbarësi dhe begati.    
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›