Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, vazhdon të marrë mesazhe të shumta urimi nga Kryetarë të Parlamenteve e Senateve.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli vazhdon të marrë mesazhe dhe letra të shumta urimi nga Kryetarë të Parlamenteve të rajonit, Europës e më gjerë për rizgjedhjen e saj në krye të Kuvendit të Shqipërisë.
Ky është gjithashtu një rast i mirë për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe midis parlamentit tuaj dhe Këshillit Kombëtar të Palestinës, marrëdhënie të cilat e kanë bazën në lidhjet tona miqësore që ekzistojnë me Republikën e Shqipërisë, Qeverinë, popullin dhe Parlamentin e saj. Një letër urimi i ka ardhur Kryetares së Kuvendit edhe nga Unioni i Bashkësive Shqiptare në Kroaci, ku ndër të tjera shkruhet: Jemi të bindur se Kuvendi i Shqipërisë demokratike nën drejtimin Tuaj do ti realizojë të gjitha synimet nga veprimtaria e tij, për të realizuar qëllimin madhor; anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ju dëshirojmë sukses në punën Tuaj me rëndësi të madhe kombëtare.
Në letrën e tij të urmit, Kryetari i Senatit të Cekisë, Premysl Sobotka i shpreh Kryetares së Kuvendit përgëzimet e tij në emër edhe të anëtarëve të Senatit çek.
Më lejoni tju uroj sukses në performancën tuaj në detyrat që lidhen me këtë post të lartë e me përgjegjësi. Kujtoj ende me shumë kënaqësi takimin me ju gjatë vizitës zyrtare të delegacionit të Senatit të Republikës së Çekisë në Republikën e Shqipërisë në vjeshtë 2008, që i shërbeu shkëmbimit shumë të frytshëm e interesant të opinioneve. Jam i bindur se marrëdhëniet mes dy institucioneve tona ligjvënëse do të vazhdojnë të rriten në të ardhmen në frymën e miqësisë, shkruan Kryetari Sobotka. Ndërsa Kryetari i Këshillit Kombëtar të Palestinës, Salim Al-Zaanoon përmes një letre të dërguar, i shpreh Kryetares së Kuvendit konsideratat më të larta dhe urimet më të sinqerta për zgjedhjen për herë të dytë në këtë post. Ky është një tregues që fakton besueshmërinë e lartë që ju gëzoni", shkruan ai.Ky është gjithashtu një rast i mirë për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe midis parlamentit tuaj dhe Këshillit Kombëtar të Palestinës, marrëdhënie të cilat e kanë bazën në lidhjet tona miqësore që ekzistojnë me Republikën e Shqipërisë, Qeverinë, popullin dhe Parlamentin e saj. Një letër urimi i ka ardhur Kryetares së Kuvendit edhe nga Unioni i Bashkësive Shqiptare në Kroaci, ku ndër të tjera shkruhet: Jemi të bindur se Kuvendi i Shqipërisë demokratike nën drejtimin Tuaj do ti realizojë të gjitha synimet nga veprimtaria e tij, për të realizuar qëllimin madhor; anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ju dëshirojmë sukses në punën Tuaj me rëndësi të madhe kombëtare.