Kryetarja e Kuvendit takim me Kryeministrin e Azerbaixhanit. Biseda për një dimension të ri të bashkëpunimit ekonomik.
Takimi I Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli me kryeministrin e Azerbaixhanit Artur Rasizadejh u fokusua në shfrytëzimin e mundësitë e dhe të gjitha potencialeve për të realizuar një dimension të ri të bashkëpunimit dypalësh . Zoti Rasizadeh tha se e konsideron vizitën e kryeparlamentares shqiptare kontribut direkt për vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.
Zonja Jozefina Topalli e siguroi se Shqipëria vlerëson progresin e shpejtë dhe strategjinë e zhvillimit ekonomik që ndjek Azerbaixhani si dhe rolin e tij në rajon. Ajo theksoi se Shqipëria me pozitën e saj gjeopolitike, treguesit ekonomikë klimën atraktive për bisnesin si dhe lehtësirat në këtë drejtim e bëjnë atë një partner të besueshëm dhe një treg interesant për investitorët e huaj.
Kryeministri i Azerbaixhanit pasi bëri një paraqitje të shkurtër të zhvillimit ekonomik admirues të Azerbaixhanit u shpreh i hapur dhe i gatshëm për për të parë nga afër mundësitë për një bashkëpunim të frytshëm në sektorë si energjia, infrastruktura, turizmi, bujqesia, si dhe në inkurajimin e investimeve drejt Shqipërisë. Ai e siguroi se do të ngarkonte ministrat e tij për të punuar në këtë drejtin.
Në këtë kontekst Kryetarja e Kuvendit theksoi rëndësinë për njohjen e Shqipërisë si vend tranzit të kalimit të linjave të gazit dhe naftës dhe kërkoi anagzhimin e drejtpërdrejtë të kryeministrit të Azerbaixhanit, çka u prit shumë pozitivisht.
Kryeministri Rasizadeh tha se priste më kënaqësinë vizitën e kryeministrit shqiptar në Azerbaixhan.
Gjatë vizitës së saj në Baku Kryetarja e Kuvendit u takua edhe me ministrin e zhvillimit Ekonomik zotin Shahin Mustafajev. Ai i shprehu gadishmërinë e tij për të konkretizuar me projekte bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve në shumë fusha me interes reciprok, kryesisht në fushën e energjisë.
Vizita e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, e para e këtij niveli të lartë në Azerbaijxhan, është përcjellë me mjaft interes nga mediat vendase që ndoqën axhendën e takimeve të saj që nga momentin e mbërritjes në aeroportin ndërkombëtar të Baku.
var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.