E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i Parlamentit të Azerbaixhanit:"Vizita e Kryetares së Kuvendit shënon faqe të re në marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve."

Unë ndjej simpati të natyrshme ndaj vendit tuaj sepse na kujton emrin e truallit të hershëm Azerbaixhanit - Caucasus Albania, shpreh kryetari i Parlamentit të Azerbaixhanit Oktay Osadov duke i uruar mirëseardhjen Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli në parlamentin e Azerbaixhanit.. Jam i nderuar që ju pres në të parën vizitë jo vetëm të një kryetari të parlamentit shqiptar por si personaliteti më i lartë nga Shqipëria deri më sot që viziton vendin tim. Jam i kënaqur, vijoi ai, që dialogu ynë parlamentar u kurorëzua me këtë vizitë. Jam i sigurt se vizita juaj shënon faqe të re në marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Vizita në parlamentin e Azerbaixhanit filloi me një tur mbresëlënës në mjediset këtij parlament, një godinë massive dhe impresionuese, ndërtuar katër vjet më pare, në një kohë rekord vetëm në katër muaj. Zoti Osadov shprehu kënaqësinë që falë paisjes me IT-në më të fundit parlamenti e Azerbaixhanit funksionnte si një e-parlament duke rritur dukshëm përformancës së vet. Duke shprehur admirimin e saj zonja Topalli i tha se një sallë plenare që zë vendin e katër në botë për nga cilësia e shërbimeve që ofron është jo vetëm fryt i një vizioni të qartë por edhe një arsye e vërtetë krenarie.

Gjatë takimit, Kryetarja e Kuvendit zonja Jozefina Topalli, duke shprehur mirënjohje për mikpritjen e përzemërt dhe programin për njohjen e kryeqytetit i Azerbaixhanit, tha se ishte shumë e kënaqur që vizitonte një parlament dhe një vend mik. Ajo ndau mendimin se vizita e saj i shërben rritjes së bashkëpunimit mes parlamenteve dhe inkurajon shkëmbime vizitash të niveleve të larta në shërbim të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe. Ajo përgëzoi për arritjet befasuese dhe rritmet e shpejta të zhvillimit ekonomik të Azerbaixhanit cka i afron të dyja vendet për të parë me interes bashëkëpunimin midis tyre në sektorë me interes reciprok.

Dy kryeparlamentarët vunë në dukje bashkëpunimin shumë të mirë midis dy parlamentave në kuadër të marrëdhënieve shumëpalëshe dhe theksuan rëndësinë e shtrirjes dhe forcimit të këtyre raporteve edhe në planin bilateral përmes shkëmbimit të vizitave në të gjitha nivelet komisione, grupe miqësie e më gjerë.

Kryetari Osadov e siguroi Zonjën Topalli për angazhimin e tij për të mbështetur dhe nxitur shkëmbime vizitash të këtij niveli por edhe të gjitha nismat që synojnë vendosje raportesh ekonomikë konkretë dhe të dobishëm bashkëpunimi midis dy vendeve. Në mënyra të vecantë ata u ndalën në mbështetjen e projekteve qe sjellin më afër popujt tanë, si shkëmbime studimore dhe kulturore, hapje ekzpozitash, e mjaft aktivitete të kësaj natyre..

Kreu I parlamentit Osadov tha se priste me kënaqësi të realizonte në kohë të afërt kthimin e kësaj vizite në Shqipëri, për të vijuar me hapa konkretë në forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ekonomik.


var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›