E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit, takim me qindra gra e të reja të Gramshit." Ne do të jemi bashkë për të vazhduar projektin e madh të Shqipërisë që ndryshon."

  Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ishte sot në qendër të mikëpritjes së qindrave grave e të rejave nga Gramshi. Për herë të dytë brenda një periudhë të shkurtër në këtë zonë, Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë që vuri se Gramshi pëson gjithnjë e më tepër ndryshime të konsiderueshme në zhvillimin e infrastrkturës, rikonstruksionit të shkollave dhe shërbimeve të tjera publike.   Gratë e Gramshit e falenderuan Kryetaren e Kuvendit për përkushtimin dhe vullnetin e saj këmbëngulës në mbajtjen e premtimeve, premtime këto të bëra realitet me ndërtimin e rrugëve të kësaj zone, shumë të rëndësishme për një jetë normale të komunitetit.   Gratë gramshiote shprehën entuziasmin që po jetojnë ditë historike, për vetë ato, fëmijët dhe familjet e tyre, ditë që kanë hapur një fazë të re të zhvilllimit të Shqipërisë, ditët e NATO-s, ditët e perspektivës europiane.   Kryetarja e Kuvendit falenderoi grate dhe të rejat e Gramshit, për besimin dhe mbështetjen që ato me kontributin e tyre në fusha të ndryshme të jetës, si nëna e bashkëshorte të suksesshme, po i japin reformave për ndryshimin e Shqipërisë. Ju, zonjat që krijoni jetën, ju vajzat që nesër do të keni fëmijët tuaj, ju jeni gjeneratori i vazhdimësisë së jetës. Ju e dini se çdo të thotë të rrisësh fëmijë. Ju e dini sa fat është të rrisësh fëmijët në një Shqipëri që sot ka një imazh tjetër në botë, ju e dini se sa e rëndësishme është për ju dhe fëmijët tuaj të thoni me krenari: Jemi shqipëtarë, jemi pjesë e famijes së kombeve të lira, jemi pjesë e një vendi të sigurtë, jemi pjesë e NATO-s.
Sot ne jemi më të forta, më të sigurta, më dinjitoze Unë jam krenare kur shoh se Shqipëria ka ndryshuar, jam krenare që ne arritëm të vemë në vend dinjtetin e mësueseve, infermiereve, pensionistëve duke rritur rrogat dhe pensionet. Më shumë do të bëjmë në mandatin e ardhshëm, sepse gratë e meritojnë, nënat e meritojnë, familjet e meritojnë, e mbi të gjitha fëmijët e meritojnë- u shpreh Kryetarja e Kuvendit.   Gratë gramshiote e cilësuan Kryetaren e Kuvendit një model për përballimin e sfidave të ashpra të pjesëamrrjes së gruas në politikë, dhe një lidere për mbrojtjen e të drejtave të tyre në jetë, profesion dhe familje.   Ju jeni një politikane që premton dhe dini ti ktheni premtimet në rezultate të prekshme, të ndjeshme nga ne të gjithë. Ne ju falenderojme dhe ju jemi mirënjohëse për kujdesin tuaj të veçantë si nënë, dhe si grua në sensibilizimin për luftën kundër dhunës në familje dhe kujdesit shëndetësor- tha ndër të tjera mjekja Nexhmije Boja.   Një nga arsimtaret më të dashura të qytetit Suzana Carçiu tha se mazhoranca e djathtë ka ndryshuar rrënjësisht sektorin e arsimit në Gramsh , ku vetëm në rikosntruksion shkollash dhe pajisje me laboratorë kompjuterikë, janë investuar mbi 70 milion lekë.   Kryetarja e Kuvendit, duke ftuar gratë të jenë pjesëmarrëse aktive në votime, tha se ato mbeten besnike të zhvillimit, aleate të ndryshimit për një jetë më të mirë dhe një të ardhme më të sigurt të fëmijëve.   Bashkë, këtë vend do ta bëjmë edhe më të bukur. Bashkë do të nxjerrim familje të tjera, shumë familje të tjera nga varfëria. Bashkë do të ndihmojmë çdo grua në nevojë, çdo nënë në vështirësi. Bashkë do të rrisim edhe më shumë të ardhurat në çdo familje, do të rrisim më tej mirëqenien. Bashkë do të jemi më të forta, më të sigurta. Ne do të jemi bashkë për të drejtat tona dhe të fëmijëve tanë.
Ne do të jemi bashkë për të ardhmen.
Ne do të jemi bashkë për progresin.
Ne do të jemi bashkë për të vazhduar projektin e madh të Shqipërisë që ndryshon.   Në takimin e përzemërt me gratë dhe të rejat gramshiote, Kryetarja e Kuvendit dha sërish mesazhin për të gjitha gratë e Shqipërisë, që të shkojnë për tu pajisur me kartë indentiteti, si një standart shumë i rëndësishëm jo vetëm për zgjedhjet , por si një detyrë qytetare për një shtet anëtar të NATO-s.

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›