E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit takon delegacionin e Parlamentit Europian, kryesuar nga eurodeputetja Doris Pack.

  Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli priti sot  në takim delegacionin e deputetëve të Parlamentit Evropian, kryesuar nga deputetja Doris Pack, të cilët ndodhen në Shqipëri në kuadër të takimit ndërparlamentar të radhës Shqipëri-BE.
 
Shqipëria, tha Kryetarja e Kuvendit ndodhet në një kohë integrimesh të mëdha. Pas dy javësh në Strasburg Kehl Shqipëria do të anëtarësohet në NATO, krah vendeve më të fuqishme të botës,  ngjarje e jashtëzakonshme dhe me një domethënie të veçantë në histoinë e Shqipërisë; e po ashtu së shpejti Shqipëria do të paraqesë kërkesën për statusin e vendit kandidat në BE.   Duke u  ndalur në  zgjedhjet e ardhshme Kryetarja e Kuvendit tha se këto zgjedhje janë prioritet absolut dhe infrastruktura zgjedhore, regjistri elektronik, kartat e identitetit, pasaportat biometrike të realizuara për herë të parë në 18 vjet përbëjnë një bazë të fortë për zgjedhje të standardeve europiane.   Nuk ka çështje më prioritare për ne, tha Kryetarja e Kuvendit, sesa realizimi i zgjedhjeve të lira, të rregullta e me të gjitha standardet dhe ne po e realizojmë këtë.   Kryetarja e Kuvendit tha se ndihej e lumtur që, në këto vite të punës si në krye të këtij insitucioni, Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm.   Reformat ekonomike kanë qënë më të mëdhatë e ndërmarra theksoi ajo: rritja me 68 përqind të rrogave, dyfishimi i pensioneve, përgjysmimi i taksave, investimet e mëdha në infrastrukturë kanë bërë që Shqipëria të ndryshojë realitet e imazh.   Më tej, biseda u ndal edhe në bashkëpunimin rajonal. Kryetarja e Kuvendit tha se në vitet e fundit marrëdhëniet me vendet e rajonit janë intensifikuar dhe bashkëpunimi parlamentar është bërë shumë dinamik me shkëmbime të shpeshta të komisioneve parlamentare dhe deputetëve të vendeve të rajonit.                                    
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›