E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit: Heqja e vizave, objektiv kryesor për tu realizuar në kohë rekord.Kryetarja e Kuvendit takohet në Bruksel, me zyrtarë të lartë të Parlamentit Europian dhe EURO-MED.

 

 
Gjatë punimeve të  Asamblesë parlamentare Euro-Mesdhetare (EMPA ),  Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli pati disa takime me përfaqësues të Parlamantit Europian por dhe me kryetarë të parlamenteve të vendeve anëtare të EMPA-s.
 
Takimet ndër më të rëndësishmit ishin ato me Presidentin e Parlamentit Europian, Pottering, Presidentin në detyrë të Këshillit Europian, Schvarzenberg, me Kryetarin e Parlamentit të Jordanisë, Kryetarin e Parlamentit të Marokut, Kryetarin e Parlamentit të Monakos, Kryetarin e Parlamantit të Egjiptit.
 
Në takimin me Presidentin në detyrë të Këshillit Europian,   Karel Schwarzenberg, njëherësh Ministër I Jashtëm I Cekisë, vend që mban kryesinë e radhës në BE, Kryetarja e Kuvendit vuri theksin tek liberalizimi I vizave si një çështje me interes kombëtar për Shqipërinë.
 
Diplomacia parlamentare është përqëndruar me të gjitha mekanizmat e saj në këtë ambicje kryesore të politikës shqiptare dhe që paraqet një interes të jashtëzakonshëm për të gjithë shtetasit tanë u  shpreh Kryetarja e Kuvendit, gjatë takimit me zyrtarin e lartë çek.
Kryetarja e Kuvendit u shpreh se hejqa e vizave është objektiv kryesor për shtetin shqiptar që synohet të realizohet, në një kohë rekord.
 
Nga ana e tij, Ministri I Jashtëm çek  Schwarzenberg shprehu mirëkputimin e tij  të plotë për çështjen e liberalizimit të vizave të shqiptarëve, si dhe përcolli vlerësimet e tij më pozitive për hapat dhe reformat që ka ndërmarrë Shqipëria, në procesin e integrimit.
 
Në takimin me Kryetarin e Parlamantit të Egjiptit, Kryetarja e Kuvendit u përqëndrua në çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
 
 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›