E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit takon senatoren franceze Joelle Garriaut Maylam

Tiranë, 4 dhjetor NOA - Në zgjedhjet e 28 qershori, populli foli. U bënë zgjedhje demokratike dhe institucionet duhet të respektohen.

Kështu tha sot senatorja franceze Joelle Garriaut Maylam, pas takimit me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Në bisedën me Kryetaren e Kuvendit, senatorja Maylam tha se transformimet në Shqipëri janë impresionuese ndërsa vlerësoi faktin që në krye të parlamentit është një grua.

Ajo tha se Franca, autoritet e saj, kanë kënaqësinë të mbështesin dhe të ndihmojnë Shqipërinë në në përshpejtimin e proceseve integruese.

Kryetarja e Kuvendit falënderoi Francën për mbështetjen dhe votën e saj pro Shqipërisë në 16 nëntor, për pranimin e statusit të vendit kandidat në BE.

Po ashtu edhe deputetët francezë të Parlamentit Evropian për rezolutën e cila vlerëson arritjet madhore të Shqipërisë në zgjedhjet e 28 Qershorit.

Kryetarja  e Kuvendit tha se shqiptarët me vokacionin dhe mendësinë e tyre perëndimore janë energjia kryesore integruese.

Ne ndihemi krenarë që bëmë të mundur që ata të jenë qytetarë të NATO-s, të lëvizin vitin e ardhshëm pa viza dhe së shpejti të bëhen edhe qytetarë të Bashkimit Evropian, sepse shqiptarët janë evropianë tha Topalli.

Kryetarja e Kuvendit dhe senatorja Maylam shprehën bashkarisht interesin për rritjen  e shkëmbimeve parlamentare mes Senatit dhe Asamblesë Kombëtare të Francës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›