Protesta e vendorëve, policia prangos 20 punonjës bashkiakë
UPDATE - 21.42 - 'Jemi në kufijtë e presionit dhe terrorit. Jo rastesisht, ndalimi bëhet në prag të protestës së nesërme të punonjësve të bashkisë'.
Ky eshte komenti i bere nga deputeti i PS, Sajmir Tahiri, pas lirimit te punonjesve te Bashkise te ndaluar neper rruget e Tiranes, me nje justifikim te habitshem nga policia.
Sipas Tahirit, ne policia u morren rreth 30 punonjes te Bashkise se Tiranes, nderkohe qe policia thote se ishin 10.
****************
21.20 - Burime nga punonjes bashkiake qe jane mbledhur para Komisariatit te Kombinatit ne Tirane, thane se Punonjesit e Bashkise sapo jane liruar pak pas mberritjes se deputeteve te PS-se ne zyrat e ketij komisariati. Mesohet se numri i pergjithshem i punonjesve te ndaluar te Bashkise ka qene 30.
VIJON
********************************************
21.00 - Policia e Tiranes, ne linje telefonike ka deklaruar se 10 punonjesit e Bashkise qe jane ndaluar mbremjen e sotme, kane kundershtuar forcat e policise, kur keto u kane kerkuar te mos vijonin te mblidhnin mbeturina.
Sipas zedhenesit te policise se Tiranes, 'policia eshte njoftuar ne rruge operative qe plehrat e mbledhura do perdoreshin per ti hedhur para kryeministrise ne protesten e neserme te opozites dhe per kete arsye punonjesve bashkiake u eshte kerkuar te mos mbledhin plehra. Ne kushtet e kundershtimit te policise, ata jane ndaluar, - tha zedhenesi.
**************************
20.20 - Se paku 10 punonjës të Pastrim Gjelbërimit të Tiranës, punonjës të Bashkisë së kryeqytetit, janë arrestuar pak më parë nga policia e rendit.
Situata skandaloze është ende e paqartë, por ajo që dihet me siguri është që punonjësit e Bashkisë kanë qenë duke punuar në orët e vona në një lulishte afër qendrës së Tiranës, dhe janë marrë me furgon policie.
Disa dëshmitarë dhe burime të Bashkisë konfirmojnë lajmin, por nuk dinë të thonë asnjë motiv apo rrethanë. Disa deputetë të PS janë nisur drejt policisë së Tiranës.
VIJON