Kryetarja e Kuvendit uron besimtarët ortodoksë për ditën e Pashkëve.Kjo ditë koençidon me ngjarje të mëdha të ringjalljes së Shqipërisë".
Kryetarja e Kuvendit uroi sot gjithë besimtarët ortoksë për Pashkët, dita e ringjalljes së Krishtit.
Me këtë rast Kryetarja e Kuvendit ishte në Durrës ku uroi besimtarët ortodoksë dhe më pas zhvilloi një vizitë në Kryepiskopatën e Kishës Ortodokse Autoqefale në Tiranë, ku u prit nga Kryepiskopi I Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Hirësia e tij, Anastasi Janullatosi. Në urimin e saj Kryetarja e Kuvendit, u shpreh:
Dita e ringjallljes është një ditë e një simbolike të thellë.
Në fakt ringjallja, është dritë, është shpresë, është besim për çdo invid, për çdo familje, është besim për vendin; Eshtë ringjallje për kombin dhe kjo ditë koençidon me ngjarje të mëdha të ringjalljes së Shqipërisë.
Jam shumë e kënaqur që do kem mundësinë brenda këtij mandati, të kalojmë Ligjin Për financimin e gjithë besimeve fetare . Dhe kjo është diçka e mirë për ti ndihmuar dhe për ti mbështetur në punën e tyre , sepse janë përcjellësit më të mëdhenj dhe më të çmuar të vlerave morale, për të cilat ne kemi gjithmonë kemi nevojë.
Dhe një herë Gëzuar Pashkët !