Kryevepra në videoklip (VIDEO)
Share
E kënduar për breza të tërë, kënga e Artistes së Merituar, Nexhmije Pagarushës, Baresha është kurorëzuar me videoklip.
Është këngë e realizuar në vitin 1966, nga kompozitori Rexho Mulliqi, me tekst të Rifat Kukajt, e ekzekutuar nga orkestra popullore atëbotë e Radio Prishtinës, nën drejtimin e Isak Muçollit.
Kënga Baresha konsiderohet si një nga kryeveprat e interpretimeve të zonjës Pagarusha, e cila ndryshe njihet edhe si Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Madam Butterfly
Videoklipi është prodhuar nga kompania Koperativa dhe Muzeu i Kosovës, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosovës./rfe