Forcohen kontrollet e produkteve ushqimore në vend

Forcohen kontrollet e produkteve ushqimore në të gjithë territorin e vendit. Sipas kryeinspektorit të Autoritetit të kontrollit të ushqimeve, Rezart Kthupi për herë të parë është krijuar një standart i ri kontrolli për të gjithë subjektet që tregtojnë produkte ushqimore në shkallë vendi. Ky standart po i afrohehet parametrave të kërkuara nga Bashkimi Evropian.
Duke ju referuar sektorit të peshkimit, tepër i rëndësishëm për qytetetin bregdetar si Durrësi, drejtori ka theksuar se edhe nga kontrollet e ushtruara nga Bashkimi Evropian, standartet e peshkut të eksportuara kanë qënë cilësore.
Ndërkohë, ndryshe nga sa ishte parashikuar në fillimin e këtij viti nuk ka filluar ende procesi i detyrueshëm i përgatitjes së bukës me vitamina shtesë për të luftuar aneminë, pasi sipas AKU-së për këtë çështje duhet të ketë një iniciativë ligjore nga ana e ministrisë së shëndetësisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë prej kohësh ka kërkuar marrjen e masave për luftimin e anemisë në Shqipëri, sëmundje që ka prekur rreth 30 % e popullatës.