Ksavi Hernadez lojtari me i mire
Ksavi Hernandez, mesfushori i Spanjes, eshte zgjedhur lojtari me i mire i Euro 2008 nga komisioni teknik i UEFA-s. Lojtari 28-vjecar, mesfushor te Barcelona, ka luajtur pese ndeshje ne turneun kontinental te fituar nga formacioni iberik. Ksavi ka shenuar nje gol ne gjysmefinalen e fituar nga Spanja 3-0 ndaj Rusise dhe i ka sherbyer Torresit asistin e golit vendimtar kunder Gjermanise. Mesfushori i Barcelones ka rregulluar kohet e skuadres se Aragonesit. Komisioni teknik i UEFA-s ka zgjedhur dhe skuadren ideale te Euro 2008, ne te cilin bejne pjese nente lojtare te Kombetares spanjolle. Ne Kombetaren ideale jane edhe tre gjermane, kater ruse, dy holandeze dhe portugeze dhe nje lojtar nga Kroacia, Turqia dhe Italia.