Aragones: Me ne fund, mesuam te fitojme
Trajneri i Spanjes, Luis Aragones, e le detyren me duart plot. Te dielen ne Vjene ka fituar titullin Evropian, ate kupe nderkombetare qe "Furive te Kuqe" u mungonte qe nga viti 1964, nje jete me pare. "Jam shume i lumtur, nuk jam nje tip qe i shfaq emocionet e tij, por ju betohem se sot kam aq shume emocione, sa edhe per te shitur. Disa detaje te lojtareve te mi, ashtu si ata u sollen me mua, me kane mallengjyer. Jam plot me emocione. Gezimi eshte i jashtezakonshem, sepse Spanja nuk fitonte qe prej vitit 1964. Kemi krijuar nje grup te afte per te luajtur mire dhe te sillet ne menyren e duhur. Eshte e veshtire te na ndalesh, kur ne luajme ashtu sic dime vete. Kjo eshte nje dite e lumtur per Spanjen, kemi mesuar se si mund te fitojme dhe tani do te shkojme me besim ne Boteror", perfundon deklaraten e tij trajneri i Spanjes, Luis Aragones.