E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksera dhe Dule vleresojneish-konsullin Ikonomus

KORCE- Shoqata Rinia e Vorio Epirit diten e shtune me 11 shkurt ishte organizatorja e nje mbremje me rastin e Prerjes se Pites te vitit 2012 ne Athine. Figura kryesore e kesaj mbremje ishte ish-konsulli grek ne Korce Theothoros Ikonomu Kamarinos i cili u vleresua me Mirenjohje te larte per kontributin e tij per greqizmin e Jugut te Shqiperise.

Fjalen e hapjes te ketij aktiviteti e beri kryetari i shoqates Rinia Vorio Epiriote Theofanis Kaliviotis i cili eshte nga Livadhia e Sarandes. Ndersa nenkryetarja e kesaj shoqate Eleni Dhimu nga Saranda i dhuroje pllaken e Mirenjohjes Theothoros Ikonomu Kamarinos i cili deklaroje se do te punoje per ceshtjen e Vorio Epirit. Diplomati grek Ikonomu ose njeriu me Xhup Kinezi sic njihet ne Shqiperi per kontributin e tij antishqiptar eshte vleresuar edhe nga Naum Disho i shume kerkuari nga drejtesia shqiptare kohet e fundit.

Gjithashtu kete aktivitet e pershendeten ministri i Punes dhe i Ceshtjeve Sociale Spiro Ksera i cili tha se duhet te jemi te bashkuar per te fituar te drejtat tona. Me tej foli Panos Panajotopulos sekretari per politiken e jashtme te partise Demokracia e Re e Andoni Samaras i cili deklaroje se ministri i jashtem grek Stavros Dhimas po bene perpjekje qe qeveria shqiptare tju plotesoje te gjitha te drejtat qe ju takojne. Politikani grek i Demokracise se Re foli edhe per denimin pa te drejte nga gjykata shqiptare te grekut Naum Disho si dhe perpjekjet e diplomati Theothoros Ikonomu Kamarinos per ceshtjen e Vorio Epirit.

Me tej folen kryetari i partise minoritare MEGA Kristaq Kico Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule kryetari i shoqates Vorio Epirote Harallambos Karathanos i cili ne fillim te muajt mars do te jete organizatori i manifestimit te perkujtimin te Autonomise se Vorio Epirit etj.
Gjate muajt shkurt-mars shoqatat greke qe punojne per Autonomine e Vorio Epirit do te organizojne nje sere aktivitetesh si me 19 shkurt do mbahet nje Simpozium per Protokollin e Korfuzit. Ish-kampioni Olimbik ne peshengritje shqiptari i greqizuar Pirro Dhima do te udhetoje ne Amerike ne mars-prill me qellim per mbledhjen e fondeve per financimet e aktiviteteve per greqezimin e Jugut te Shqiperise. Kriza ekonomike qe po kalon Greqia ka bere qe pak dite me pare Pirro Dhima te dorezoje ne polici targat e makines xhip per ti shpetuar tatim taksave. Baba i kater femijeve familja e tij tashme do mund te perdori vetem nje makine. Te gjitha keto aktivitete jane parapare qe te krijohet nje imazh i keq per Shqiperine ne prag te marrjes se ftese kandidat per tu anetaresuar ne BE.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›