E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthehen emigrantet, radhe kilometrike ne dogana

Ne Doganen e Kapshtices dhe te Kakavijes eshte 12-fishuar numri i emigranteve qe kthehen ne atdhe, pala greke ka hapur shtate sportele me orar te plote
Ne vendkalimin kufitar te Kapshtices kjo fundjave shenon edhe fluksin me te madh te hyrjes se emigranteve per ne atdhe me rastin e festave te fundvitit. Mbi 5000 persona kane hyre nga Greqia ne vendin tone nepermjet kesaj dogane gjate 24 oreve te fundit. Dritan Shema, komandant i policise kufitare ne Kapshtice, ben te ditur se vetem gjate 24 oreve te fundit jane regjistruar ne hyrje per ne Shqiperi me shume se 5000 persona dhe qindra mjete si autovetura dhe autobuse. Sipas tij, numri me i madh i emigranteve te ardhur nga Greqia ka qene ne intervalin kohor prej ores 22.00 deri 24.00 te mesnates se te premtes. Per te perballuar kete fluks te larte njerezish dhe mjetesh, nga ana e policise kufitare shqiptare aktualisht po punohet me 6 sportele per kryerjen e procedurave te kalimit te kufirit, ndersa nga pala greke me tre sportele. Shema theksoi se policia kufitare shqiptare po ben te gjitha perpjekjet qe te shmangen radhet dhe pritjet e gjata te emigranteve ne kufi ne kete mot me temperatura te uleta. Per te mos krijuar radhe makinash ne zonen e doganes, policia kufitare shqiptare kryen procedurat e kalimit te kufirit me shpejtesi ne grupe prej 10 automjetesh, qe, pasi pajisen me vulat hyrese, largohen menjehere nga dogana. Nderkaq, nga ana e pales greke jane vene re me shume radhe mjetesh ne pritje per kryerjen e procedurave te kalimit te kufirit, si per shkak te fluksit, por edhe numrit me te paket te sporteleve qe punon pala greke. Burimet zyrtare te policise kufitare ne Kapshtice theksuan se ndryshe nga vitet e tjera kur emigrantet riatdhesohen masivisht per festat e fundvitit, ka me pak radhe e pritje te tyre ne te dyja anet e kufirit dhe kjo si rezultat i bashkepunimit dhe kontakteve me palen greke ne Kapshtice.
Kakavija
Fluks i madh emigrantesh ka mberritur gjate dy diteve te fundit ne piken doganore te Kakavijes ne Gjirokaster. Mberritja e nje numri te madh emigrantesh ka bere qe ne kete pike doganore te kete radhe te gjata, te cilat jane shtuar pas ores 1 te nates te se shtunes. Pas kesaj ore, ne token greke radha e mjeteve dhe njerezve qe prisnin per te hyre ne token shqiptare ka arritur deri ne 5 kilometra. Zedhenesi i Drejtorise se Policise se Gjirokastres, Gentian Mullai, tha se eshte e pamundur te evitohen menjehere radhet e gjata pasi dyndja e emigranteve eshte e madhe dhe ne nje kohe teper te shkurter. Gjithsesi, ne te dyja anet e kufirit punonjesit e policise punojne me kapacitet te plote dhe gjate 24 oreve kjo ka bere qe radhet te vijne duke u shkurtuar deri ne tri kilometra. Mullai tha se policia greke punon me 7 sportele ne hyrje aq sa eshte edhe mundesia e saj ndersa policia shqiptare punon me 12 sportele.
Fluksi
Dje paradite, drejtori i policise se Gjirokastres, Hysni Burgaj, si dhe ai i kufirit, Vasil Valera, kane zhvilluar nje takim me kreret e policise greke ne piken doganore helene dhe kane kerkuar nga policite respektive perqendrim dhe pergjegjesi maksimale per te shmangur sa me shume qe te jete e mundur radhet e pritjes se emigranteve. Gjate 24 oreve te fundit, ne piken doganore te Kakavijes kane hyre 10 mije shtetas dhe rreth 1500 autovetura. Policia shqiptare ka marre masa dhe eshte duke patrulluar ne akset nacionale per t

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›