Kthehen per tu prehur ne atdhe eshtrat e patriotit Dom Nikolle Kacorri

Nje grup veprimtaresh shqiptare nga Austria sollen kete jave ne Shqiperi eshtrat e nen-kryeministrit te pare te Shqiperise se Pavarur Dom Nikolle Kacorri i cili nderroi jete pothuaj njeqid vjet me pare ne Viene. Trupi i shtetarit themelues te Shqiperise klerikut dhe demokratit te shquar mberriti ne Shqiperi nen kujdesin e Pjeter Logorecit dhe komunitetit shqiptar te Vienes. Dom Nikolle Kacorri ishte nenkryeminister i qeverise se Ismail Qemalit menjehere pasi shpallen Pavaresine e Shqiperise me 28 nentor 1912 ne Vlore bashke me intelektuale te tjere te kohes. Firma e tij eshte e dyta ne deklaraten e pavaresise se Shqiperise.
Dom Nikolle Kacorri ka qene nje njeri i madh qe lindi ne popullin shqiptar. Ai ishte nje njeri i vetedijshem per te ardhmen e Shqiperise ka qene nje njeri shume atdhetar dhe shume fetar. Dom Nikolle Kacorri ka qene jashtezakonisht inteligjent jashtezakonisht i fuqishem. Ai mori flamurin ne dore dhe shpalli bashke me Ismail Qemalin pavaresine e Shqiperise ne Vlore. Ishte nje moment shume shume i fuqishem shume i mire. Dom Nikolle Kacorri me ate vetedijen e vet atdhetare e dinte se tjeter rruge nuk kishte pervecse te behej Shqiperia e pavarur dhe se vetem Shqiperia e lire mund te perparonte ne rrugen e vet historike - thote Imzot Damian Kurti Ipeshkev i Durresit.
Dom Nikolle Kacorri u shpall ne Rome doktor ne filozofi dhe teologji por ai shenoi ne jeten e tij te shkurter nje veprimtari te ngjeshur patriotike per Shqiperine e trazuar ne fund te shekullit 19 dhe ne fillim te shekullit 20 kur ajo perpiqej te shkeputej nga perandoria turke dhe po ecte drejt shpalljes se pavaresise.
Pjeter Logoreci tregon se pas kerkimeve te shumta ne varrezat e Vienes eshtrat e dom Nikolle Kacorrit u gjeten pas 95 vjetesh te mbeshtjella nga flamur shqiptar i pademtuar. Mund edhe te mos dilte gje sepse dy luftera boterore ishin ndermjet por per fat dolen eshtrat e mbeshtjella me flamurin shqiptar te ruajtura krejt te pastra dhe flamuri i pademtuar. Misioni shqiptar katolik ne Viene ku jam edhe une pjesetar u munduam ta cojme punen deri ne fund. Ka zgjat gjashte muaj kerkimi mes veshtiresive te shumta teknike dhe administrative por me ne fund ja ku eshte dom Nikolle Kacorri ne kishen e vet me njerezit e vet mes familjes se vet. Ne daten 6 shkurt u be ne Viene nje ceremoni e madhe dhe ftuam gjithe diplomatet e vendeve fqinje erdhen diplomate nga Kosova Maqedonia Mali i Zi Vili Minarolli joni nga Shqiperia kane ardhur perfaqesues te te gjitha feve. Ate dite ishin ne kishe 400 vete pa dallim feje por vetem thjesht na mblodhi ndjenja kombetare per nje figure kaq te madhe si dom Nikolle Kacorri - thote Pjeter Logoreci.
Dom Nikolle Kacorri mori pjese ne kryengritjen antiosmane te kurbinit 1905 -1907 dhe nje vit me pas mori pjese ne kongresin e dibres per te denoncuar qellimet antishqiptare te xhonturqve. Ai ishte antar i Kongresit te Manastirit ne 14 nentor 1908 ku u vendos alfabeti i gjuhes shqipe dhe nje vit me vone mori pjese ne Kongresin e Elbasanit ku u diskutua organizimi dhe zhvillimi i arsimit shqiptar. Ne 28 nentor 1912 ishte nje nga pjesetaret me te rendesishem ne kuvendin kombetar te Vlores ku u shpall pavaresia e shtetit shqiptar.
Ne fillim te shekullit 20 Dom Nikolle Kacorri krijoi dhe mbeshteti shume shoqata dhe organizata patriotike. Edhe pse ishte personalitet i larte fetar dhe shoqeror ai u arrestua nga ushtria turke per kundershtim te urdherave te Sulltanit. Disa vjet pas shpalljes se pavaresise dom Nikolle Kacorri u semur rende nga mushkerite dhe nuk gjeti dot kurim as ne Viene ku nderroi jete ne 29 maj 1917 dhe u varros me nderime te medha me pranine e shume autoriteteve shqiptare dhe austriake. Ne 48 vitet e jetes se tij dom Nikolle Kacorri punoi shume per atdheun dhe popullin e tij. Ai ishte jo vetem nje personalitet i kishes katolike shqiptare por edhe nje nga burrat e shquar themelues te shtetit shqiptar. Kete te diele ne kishen e Shen Lucise mbahet nje meshe per vepren e dom Nikolle Kacorrit me rastin e kthimit te trupit te tij ne atdhe.