E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe aksion kunder permbytjeve

Komuna e Kolshit dhe Bordi i Kullimit Lezhë kanë nisur zbatimin e një plani masash për parandalimin e përmbytjeve si në përrenj ashtu edhe kolektorë.Aktualisht puna është përqëndruar në pellgun ujëmbledhës në Grykë-Manati,ku për shkak të prurjeve të shumta është mbushur shtrati në afërsi të digës duke rrezikuar si shtëpitë e banimit ashtu edhe tokat bujqësore.Ky është një investim emergjent, por që pritet të ketë një impakt të madh për evitimin e përmbytjeve.

"Po ndërhyhet nga pjesa fundore e përroit, ku është diga për të vijuar në drejtim të shkollës së Malësisë. Ky përrua përbënte një rrezik serioz, për urat, shkollen, shtëpitë e banimit si edhe tokat bujqësore.Në bashkëpunim me Bordin e Kullimit, së shpejti do të ndërhyhet edhe në kolektorët e fshatrave Barbullojë e Vjetër dhe Barbullojë e Re, të cilët gjithnjë kanë patur probleme nga përmbytjet", thote Andi Marku.Kryetar i Komunës Kolsh.

Ndërhyrjet në pellgun ujëmbledhës do të përfundojnë brenda 20 ditësh ku pritet të hiqen mijëra metër kub dhera dhe inerte,duke evituar kështu përmbytjet.Një punë e madhe pritet të bëhet në argjinatuar e qarkut të lezhës për riparimin dhe ngritjen e nivelit të tyre.

Lindita Kokaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›