Kthehen trupat nga Iraku
Sot kthehen ne Tirane komandot shqiptare qe kane marre pjese ne misionin Liria e Irakut. Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa qendroi ne Bagdad per te mbyllur perfundimisht marreveshjen e komandove shqiptare. Pas pak castesh trupat mberrijne ne aeroportin e Rinasit ku do te zhvillohet edhe nje conference per shtyp. Ministri Oketa mori pjese ne ceremonine e uljes se flamurit shqiptar qe u zhvillua ne Mosul. Njesia komando shqiptare ne Irak perbehej nga 200 trupa dhe kreu misionin ne Mosul dhe Bagdad. Ne nje njoftim zyrtar burimet ushtarake amerikane theksuan se “Shqiperia, Moldavia dhe Bosnja po terheqin trupat nga Iraku “ ne marreveshje te plote me ushtrine amerikane. Numrin me te madh te trupave ne Irak e kane SHBA dhe Britania. Misioni shqiptar eshte vleresuar lart nga politika nderkombetare.