Guvernatori apelon per maturi
Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani paralajmeroi se 2009 do te jete nje vit i veshtire per ekonomine. Sipas tij asaj i kanosen nje sere rreziqesh prej te cilave ai evidentoi renien e kredise. Kjo eshte edhe arsyeja se perse ai u kerkoi bankave qe te mos e ulin ate. Banka e Shqiperise nepermjet drejtuesit te saj shprehet se rreziku per rritjen e metejshme te cmimeve eshte ulur ndjeshem dhe tashme sfida delikate dhe me e veshtira mbetet ajo e perballjes me nje vit, i cili do te jete nje test i forte per ekonomine e brishte shqiptare. Guvernatori theksoi gjithashtu se viti i ardhshem do te jete vit i veshtire edhe per shkak te krizes se thelle financiare qe ka goditur ekonomite me te zhvilluara te globit. Megjithate zoti Fullani u shpreh se sistemi bankar shqiptar eshte ne gjendje te mire dhe nuk ka fare vend per panik, por per kujdes.