E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthehet Tirana, por pa ShaqirinTirana përfundoi fazën e përfundoi dje pjesën e parë të fazës përgatitore në Ohër të Maqedonisë. Trajneri kroat Ilija Lonçareviç mbeti i kënaqur nga përkushtimi i lojtarëve, por dhe nga forma e treguar gjatë dy mi

Tirana përfundoi fazën e përfundoi dje pjesën e parë të fazës përgatitore në Ohër të Maqedonisë. Trajneri kroat Ilija Lonçareviç mbeti i kënaqur nga përkushtimi i lojtarëve, por dhe nga forma e treguar gjatë dy miqësoreve të zhvilluara, ku Tirana fitoi 6-0 me Vllaznimin dhe 7-0 me Strugën. Edhe pse u fol se 24-herë kampionët e Shqipërisë do të firmosnin me sulmuesin e njohur Artim Shaqiri, 35 vjeç, i pëlqyer edhe nga vetë trajneri kroat, shqiptari nga Maqedonia nuk erdhi bashkë me skuadrën në Tiranë. Burime nga kampi i rekordmenëve shqiptarë pohuan se kërkesa e lartë financiare e ish-sulmuesit të Besës dhe një duzine ekipesh në Maqedoni, Angli, Zvicër e Azerbajxhan, nuk pajtohen me kushtet e ofruara nga Tirana. Pas pushimit të ditës së sotme, Tirana do të rinisë stërvitjen ditën e enjte, në kuadër të përgatitjeve të fundit përpara se të përballet me norvegjezët e Stabekut javën tjetër. Objektivi i Tiranës është kalimi i turit të dytë eliminator të Ligës së Kampioneve.

E Merkure, 08 Korrik 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›