E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe, “skaner” ndërkombëtar” para Qiprosë fundi, kroati ishte i pranishëm në Lojërat Mesdhetare “Pescara 2009”, ku ndoqi dhe mbeti i zhgënjyer nga përformanca e Kombëtares U-20, që humbi 2-1 me Tunizinë dhe 3-0 me Spanjën

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, mberriti sot në Tiranë, ku në programin e tij është ndekja e një prej ndeshjeve të kthimit të turit të parë kualifikues të Ligës së Europës, Vllaznia-Sligo Rovers (stadiumi “Loro Boriçi”, ora 20:00) ose Dinamo-Lahti (“Qemal Stafa”, ora 19:00). Së fundi, kroati ishte i pranishëm në Lojërat Mesdhetare “Pescara 2009”, ku ndoqi dhe mbeti i zhgënjyer nga përformanca e Kombëtares U-20, që humbi 2-1 me Tunizinë dhe 3-0 me Spanjën. Në programin e pasuesit të Ari Hanit është edhe Tirana-Stabek (14 korrik, e vlefshmë për turit të dytë eliminator të Ligës së Kampioneve) dhe Flamurtari-Moteruell/Lanel (15 korrik, e vlefshme për turin e dytë eliminator të Ligës së Europës). Në muajin gusht (12), Shqipëria A do të përballet në një miqësore me Qipron, ndërkohë “skaneri” i  Kuzhes i ndeshjeve të korrikut do t’i kushtohet tërësisht lojtarëve të Kombëtares nga kampionatin shqiptar, apo kandidatëve të rinj për fanellën kuqezezë.

E Merkure, 08 Korrik 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›