E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet në Finlandë

Pas vetëm dy muajsh, Shpat Qerimi i ka dhënë fund përvojës së tij te Vëllaznimi. Edhe pse kishte paralajmëruar se do të qëndronte në Gjakovë së paku deri në dimër, sulmuesi gjakovar e ka lënë klubin Kuqezi para kohe për tu rikthyer në Finlandë, respektivisht në klubin e Honkas.

Qerimi pritet ti bashkohet shpejt ish ekipit të tij, por një herë duhet ta sanojë lëndimin që e kishte pësuar në kampionatin kosovar.

Konsiderova se kishte ardhur koha që të largohem. Kisha një eksperiencë të mirë në Vëllaznim, edhe pse kishim vështirësi dhe mungesë të rezultateve pozitive. Minutazhin nuk e kisha aq sa kam pritur, por në përgjithësi nuk ishte keq. Dhe, së fundmi kam pësuar një lëndim në këmbë, kështu që më mirë thash të pushoj dhe tia liroj vendin futbollistëve që janë mirë fizikisht dhe që mund të japin kontribut për ekipin, tha futbollisti i ri për Express.

Ai nuk luajti rregullisht në Vëllaznim, por gjatë asaj periudhe sa luajti u pëlqye nga publiku gjakovar, të cilin e gëzoi dy herë me gola të shënuara.

Edhe pse është rikthyer te Honka, Qerimi nuk e ka ndërmend të qëndrojë gjatë ty. Ashtu siç kishte paralajmëruar muaj më parë, ai në janar do të provohet te kampioni i Belgjikës, Standard Liege për 10 ditë.

Ai beson se do ti bindë zyrtarët e Standardit. Në të kundërtën, do të preferonte të luante në Zvicër apo Holandë. Pra, Honka, me të cilën mendon të përgatitet sa më mirë deri në janar, megjithatë mbetet destinacioni i tij i fundit.

Sa i përket kualitetit në futbollin kosovar, Qerimi thotë se ai nuk mungon, por që ka parë disa mangësi si përgatitjet jo të mira fizike të lojtarëve, infrastruktura e dobët etj. Edhe pse i ra të qëndronte shkurt te Vëllaznimi, sulmuesi i ri nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të rikthehet te klubi gjakovar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›