Kthehet në Tokë anija ruse
Anija ruse e hapësirës, e cila barte dy rusë dhe një amerikan, ka ateruar në gjendje të sigurt në Kazakistan.
Soyuz TMA-22 është ulur me kohë, më pak se katër ora nga nisja prej Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.
Ekuipazhi, i përbërë nga Anton Shkaplerov dhe Anatoli Ivanshin, si dhe nga Daniel Bërbank i NASA-s, është kthyer në Tokë pas më shumë se 160 ditësh në orbitë.
Tre anëtarë të tjerë të ekuipazhit kanë vazhduar qëndrimin atje. Atyre do t`iu bashkohen tre astronautë të tjerë në mes të muajit maj.