Sulm kamikaz në Siri, vriten nëntë persona

Të paktën nente persona kanë mbetur të vrarë nga sulmi i një kamikaz në qendër të kryeqytetit të Damaskut, raportojnë mediat shtetërore. Po sipas tyre, nga sulmi kanë mbetur të plagosur edhe rreth 30 persona të tjerë, ndërsa akuzohen si përgjegjës “terroristët”.
Sot më herët, aktivistët thanë se kishte ndodhur edhe një shpërthim tjetër në zonën industriale të Damaskut, por është e paqartë se a ka pasur viktima në njerëz.
Një valë shpërthimesh i ka përfshirë qytetet në Siri gjatë muajve të fundit, përkundër presionit diplomatik për përfundimin e dhunës, e cila ka filluar pas kryengritjes kundër presidentit Bashar al-Asad, në mars të vitit të kaluar.